Marrë nga profili i Etnor Canaj në FaceBook
Mbas një letre dërguar nga Sulltan Murati, në të cilën sulltani fyen dhe shkruan gjithë mllef kunder Skënderbeut, ky i fundit i përgjigjet me një gjuhë tejet elokuente, tejet diplomatike, por në të njejtën kohë edhe thumbuese.
“Gjergj Kastrioti, një luftëtar i Krishtit, me emrin tjetër Skënderbe, Princ i Epirotëve dhe Arbërorëve për Muratin, Princin e Turqve, përshëndetë.
Mora mesazhin dhe letrën tënde në të cilën më poshtërove në atë mënyrë që do kishe provokuar edhe më të duruarin dhe të ti kthente poshtërsitë me poshtërsi. Edhe unë, Murati im, nuk dua të bëj të njejtën gjë me ty, por me fjalë modeste të të paralajmërojë dhe të dhuroj diçka në moshën tënde.
Ti më vë faj për pabesi dhe për tradhëti që unë rimora zotërimet e mia atënore të cilat ti i kishe zaptuar me dhunë të padrejtë, por për këtë ke pak drejtësi (gjykim, shen. im), të drejtë dhe motiv. Ti akuzon sa të mira dhe sa nderë kam marrë pranë teje, që në të drejtë e pranoj që është e vërtetë, por me mundime të mia të mëdha, me kujdes, me vështirësi, syhapur dhe përseri me rreziqe ekstreme të nderit tim dhe të jetës time të kam shërbyer dhe të bëra tepër shërbime për tu mbajtur mend. Ti vrave vëllëzërit e mi, duke më rrëmbyer zotërimet atënore dhe më urove vdekjen më të keqe, dhe të duket i çuditshëm një shpirtë që gjëja më e çmuar (për të) është liria dhe të kërkoj të shkundi zgjedhën e shërbëtorit…” /InforCulture.info