Kolla është një simptomë shumë prezente sidomos gjatë këtyre ditëve të ftohta. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm, që në këtë periudhë janë më të rrezikuar nga kolla dhe gripi, prandaj duhet të gjejnë mënyra natyrale për t’u mbrojtur.

Sipas ekspertëve, mjalti dhe piperi i zi është kombinimi natyral ma i miri për të parandaluar kollën. Mjalti tanimë dihet që është një nga produktet natyrale më të mira për të parandalua problemet shëndetësore të lidhura me mushkëritë, duke filluar nga ftohja, kolla dhe dhimbja e fytit. Mjalti përmban antibakteriale dhe antioksidantë, që e forcojnë sistemin imunitar.

Piperi i zi vepron si një ilaç natyral efektiv për ta parandaluar kollën. Ai është i pasur me vitaminë C, flavonoide, antioksidantë dhe antibakterialë. Kur përdoret me mjaltë, piperi i zi lehtëson këlbazën dhe ndihmon që të keni një frymëmarrje të lehtësuar.

Përdorimi i saj është shumë i thjeshtë. Për të qenë sa më efektiv, duhet t’a thërrmoni piperin deri sa të bëhet pluhur dhe ta përzieni me një lugë mjaltë.

Këtë përzierje mund ta përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje para se të flini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here