Vaji i ullirit është mjaft i shëndetshëm për organizmin dhe përfitimet e tij sidomos nëse konsumohet esëll në mëngjes janë të jashtëzakonshme.
Kështu nëse çdo mëngjes konsumoni një lugë gjelle me vaj ulliri, kjo sjell një sërë përfitimesh për zemrën dhe mban nën kontroll nivelin e kolesterolit në gjak.
Një lugë me vaj ulliri ndihmon gjithashtu aparatin tretës, duke përmirësuar metabolizmin për një funksionim më të mirë.
Vaji ullirit esëll të mban larg sëmundjeve tumoriale dhe gjithashtu i bën mirë kockave, flokëve dhe lëkurës.
Kështu nëse doni të ndieni më mirë, mos e mendoni dy herë, por fillojeni ditën me një lugë vaj ulliri.
Ky lloj produkti përmban antioksidantë dhe yndyrna të mira të cilat i sjellin organizmit vetëm përfitime.
Për këtë arsye vaji i ullirit sidomos kur është ekstra i virgjër nuk duhet të mungojë asnjëherë në tavolinën tuaj.