Shkruan: Jahja Drancolli

Në ditën e sotme, më 30 shtator 1452, në Mainz të Gjermanisë, Johann Gutemberg shtypi librin e parë në botë, i përkthyer nga Shën Hieronymi i origjinës ilire, si dhe mbrojtës i të gjithë ilirëve.

 Ndërsa, 30 shtatori i vitit 420, dita e vdekjës së përkthyesit të librit (Shën Hieronymi, i lindur rreth vitit 347, në Stridon të Dalmacisë -i vdekur më 30 shtator 420, në Bethlehem, Palestinë), shënon datën simbolike për fillimet e tipografisë botërore!

Kjo datë shënon një kthesë epokale për të përmbysur përgjithmonë raportin midis atyre që prodhojnë kulturën dhe atyre që e përdorin atë. Libri zotëron 1282 faqe, në kolona të dyfishta, me 42 rreshta, në të cilën riprodhohet teksti i Vulgatës ose Biblës latine të përkthyer nga Shën Hieronymi rreth vitit 380.


Që nga nga publikimi i librit të parë nga Johann Gutenberg, i cili vdiq në varfëri dhe i vetmuar, kanë mbijetuar vetëm 48 kopje dhe ato konsiderohen të jenë ndër librat më të vlefshëm në botë. Si të tilla, ato të gjitha ruhen në biblioteka më të mëdha të botës: Dy kopje gjenden në Bibliotekën Britanike, një në Bibliotekën e Kongresit, tre në Bibliothèque Nationale de France, ndërsa të tjerët janë pjesë e koleksioneve të universiteteve më prestigjioze, duke përfshirë Cambridge dhe Eton në Britaninë e Madhe; Harvard, Yale dhe Princeton në Shtetet e Bashkuara! /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here