Shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë holo kau stit. Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendas, por edhe të gjithë ata që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës.
Fakti është se në Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ata nuk u cenuan, nuk u dorëzuan, nuk u penguan të hynin; nuk pati ligj që kuf izonte si numër futjen e tyre në Shqipëri.
Shpëtimi qe i plotë dhe vërtetohet edhe nga një fakt paralel: pas kapitullimit të us htrisë italiane në shtator 1943, dhjetëra mijëra ush tarë italianë u fshehën në familjet shqiptare dhe u shpëtuan. Tërë popullata shqiptare, pavarësisht nga besimet fetare veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi
(p.sh. familjet fqinje) si një kulturë e bashkuar duke e kundërshtuar Ho lok austin dhe shpëtuar tërë hebrenjtë ku ajo arrinte. As edhe një hebre ekzis ton i humbur për shkak të Ho lok austit në Shqipëri.
Hebrenjtë me “atdhe rezervë”, Shqipërinë | ILLYRIA