Flokët mund të kenë karakteristika të ndryshme tek çdo njeri. 

Disa njerëz kanë flokë të thatë, disa shumë të yndyrshëm e të tjerë diçka të ndërmjetme. 

Në çdo ekstrem të tyre mund të hasni probleme të ndyshme të cilat mund të jenë të vështira për t’u trajtuar.

Aq sa mund të duket e pamundur arritja e flokëve të shëndetëshëm e perfekt. 

Për të evituar këto probleme sa me lehtë si gjithnjë ne ju sugjerojmë të ktheni sytë nga metodat natyrale. 

Disa prej tyre do t’i shpjegojmë mëposhtë në këtë artikull. 

Për flokë të thatë

Nëse keni floke të thatë, të ashpër e të pabindur zgjidhjen mund ta gjeni tek produktet shume hidratuese si mjalti apo vaji i kokosit. 

Merrni një enë të vogël dhe shtoni 2-3 lugë gjelle mjaltë si dhe 2 vaj kokosi. 

Përzieni mirë të dy përbërësit derisa të formohet një masë kremoze dhe lyeni me të pjesën problematike që në këtë rast zakonisht fillon nga gjatësia e flokëve. 

Lëreni maskën në flokë për 20-30 minuta dhe më pas lajini ato me shampo si zakonisht. 

Për flokë të yndyrshëm

Flokët e yndyrshëm nga ana tjetër megjithëse konsiderohen si më të shëndetëshëm, mund të kthehen në një bezdi të madhe. 

Ato mund të duhet t’i lani më shpesh dhe t’i trajtoni duke i dëmtuar. 

Për të shpëtuar nga ky problem merrni 2-3 lugë uthull molle dhe lëngun e gjysmë limoni. 

Lyeni rrënjët dhe mbajeni maskën rreth 15 minuta e më pas shpëlajeni me ujë dhe shampo. 

Këto trajtime aplikojini të paktën një herë në javë në mënyrë që të shikoni rezulate të mira në flokët tuaj. 

Masat në artikull janë parashikuar për flokë mesatare, deri posht shpatullave, por ju mund t’i ndryshoni në çdo rast.
Ju mund t’i shtoni ose t’i pakesoni ato në varësi të gjatësisë së flokëve duke bërë kujdes që të ruani balancën e përbërësve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here