TRADITA FENIKASE…
Një ekip i përbashkët arkeologësh libanezë dhe gjermanë, zbuluan një kantinë vere 2,600-vjeçare, që u përket fenikasve, në Libanin Jugor, sipas një profesori në Universitetin Amerikan të Bejrutit (AUB).

“Është një zbulim shumë i rëndësishëm, pasi është prova e parë arkeologjike e industrisë së verës, të fenikasve të lashtë në Liban. Na dha një pasqyrë të ekonomisë fenikase” – shtoi Helene Sader, arkeologe bashkudhëheqëse e ekipit.

“Ne kishim prova tekstuale për verën fenikase, nga Byblos (në veri të Libanit) dhe Sidoni në jug, por tanimë kemi prova arkeologjike të prodhimit të verës nga fenikasit” – shtoi ajo. /konica.al /InforCulture.com


