Çfarë më shumë se një pandemi mund të na detyrojë që të vendosim në pikëpyetje njohuritë tona në lidhje me pastrimin e sipërfaqeve dhe ambienteve ku jetojmë e punojmë. Gjasat janë që të keni menduar nëse ka ose jo ndonjë ndryshim mes pastrimit, dezinfektimit dhe sterilizimit dhe përgjigjja e shkurtër është: Po.

Kur pastroni, ju hiqni fizikisht papastërtitë dhe mikrobet nga sipërfaqet e objekteve. Ku dezinfektoni ju i vrisni me të vërtetë mikrobet.

Pastrimi i sipërfaqeve dhe heqja fizike e mikrobeve është e dobishme, mirëpo dezinfektimi është mundësia më e mirë për të vrarë mikrobet dhe për të parandaluar përhapjen e viruseve.

Ndryshimi me pastrimit, dezinfektimit dhe sterilizimit

Kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë ose ambientit të punës, produktet tipike shtëpiake bëjnë punë. Por nëse do të duhet të dezinfektoni, lind nevoja për produkte specifike për të vrarë mikrobet. Dezinfektimi është proces që aplikohet në sipërfaqet me rrezikshmëri më të lartë përsa i përket përmbajtjes së mikrobeve. Këto sipërfaqe janë ato të cilat preken më shpesh, si telekomanda, dorezat e dyerve, tryezat e punës, telefonat, çelësat etj.

Ndryshimi me pastrimit, dezinfektimit dhe sterilizimit

Një tjetër proces për të pastruar është edhe ai që njihet si “sanitizing”, i cili është më i mirë se pastrimi i zakonshëm sepse redukton mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje, megjithatë sipërfaqet janë më të pastra kur i dezinfektoni.

Ndryshimi me pastrimit, dezinfektimit dhe sterilizimit

Sterilizimi nga ana tjetër është proces që shkatërron të gjithë mikroorganizmat në sipërfaqet e sendeve dhe objekteve dhe përgjithësisht nuk aplikohet për mjediset shtëpiake. Sterilizimi përdoret shpesh në ambientet spitalore dhe objekte të kujdesit shëndetësor dhe kryhet me pajisje dhe produkte specifike të cilat kërkojnë udhëzime mbi temperaturën, kohën dhe kontrollet e tjera shtesë.

Ndryshimi me pastrimit, dezinfektimit dhe sterilizimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here