Edhe pse shumë janë të bindur që fotoja e famshme që ka përdorur Windows për vite me radhë është artificiale, kjo nuk është as afër së vërtetës. Ky është tregimi se si u krijua sfondi kompjuterik më i famshëm i të gjitha kohërave.
Charles O’Rear lindi në vitin 1941 dhe punoi si fotograf për revistën National Geographic për më shumë se 25 vjet.
Që nga viti 1978, interesi i tij është përqendruar në vreshtarinë dhe prodhimin e verës, kështu që ai ka marrë fotografi me këtë temë në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ka qenë i angazhuar në fotografi gjatë gjithë jetës, ai nuk ka bërë fotografinë e tij më të famshme krejt rastësisht.
Ndërsa po udhëtonte në Autostradën 121 në Kaliforni, Charles vendosi të zbriste nga makina dhe të fotografonte një skenë për të cilën shpesh mendonte.
Disa vjet më vonë, Microsoft i pagoi atij një shumë të madhe për këtë foto, por O’Rear kurrë nuk zbuloi se cila ishte shifra.
Fotografia është ashtu siç është falë ndërthurjes së filmit Fuji, me ngjyra të zgjeruara dhe optikës së shkëlqyeshme të kamerës që O’Rir përdori në atë kohë.
Ai nuk mund ta përcaktonte vetë çmimin e fotografisë, kështu që Microsoft i dërgoi atij një biletë avioni për të shkuar në seli për të negociuar.
Fotografia është shfaqur në sistemin XP që nga viti 2001, dhe është parë nga më shumë se një miliard njerëz çdo ditë.
Për shumë vite, pati një polemikë në lidhje me vendin ku u krijua kjo foto – Irlanda, Franca dhe Zelanda e Re përfaqësonin lokacione të mundshme, dhe spekulimet erdhën në fund kur Microsoft zbuloi një sekret të mbajtur në YouTube për vite me radhë, përcjell Telegrafi.
Peizazhi i livadheve të gjelbra, qiellit blu dhe vetëm disa re janë në të vërtetë të vendosura në Kaliforni, në Qarkun Napa.
“Ajo u bë afër shtëpisë time, ndërsa unë vizitoja vajzën, në veri të San Francisko. Dita ishte ashtu si në foto. Fotografia nuk kishte asnjë efekt të photoshopit. Bari ishte i përsosur dhe dielli po shkëlqente. Nuk kishte re në qiell, por ndërsa unë parkova makinën dhe mora kamerën, por pastaj retë u shfaqën”, tha tha O’Rear.
Më vonë, vendi i famshëm ku është marrë fotografia u shndërrua në një vresht, dhe fotografia, e cila u mor pas më shumë se një dekade në të njëjtin vend ku ishte marrë, tregon një skenë krejtësisht tjetër.