KORÇA DHE MBRETI ZOG
Një foto historike e ripublikuar këto ditë tregon për parullën e shkruar me iniciale RR Z I (Rroftë Zogu I Parë) në faqen e malit Moravë mbi Korçë. Fotografia thuhet se daton vitin 1939, atëbotë kur Monarkisë po I vinte fundi. Së njëjtës periudhë I takon edhe një shkrim në një nga gazetat e kohës si ‘Gazeta e Korçës’ e fillim prillit 1939 që krahas lajmit të lindjes së trashëgimtarit njoftonte edhe mbështetjen me një demostratë të madhe ndaj Mretit Zog që po I lëkundej froni.As më shumë dhe as më pak, këto janë pjesë e një zinxhiri dëshmish që tregojnë lidhjet e forta të krijuara mes Korçës dhe Monarkisë Zogolliane të kohës.Korça në vitet ’30-’40 të shekullit të kaluar ka njohur zhvillimet më të mira ekonomike dhe kulturore në historinë e saj nga ku mori edhe cilësimin krenar si qytet ‘Paris I vogël’.
Ndër të tjera, kësaj epoke I përkasin edhe dy prej bamirsave më të mëdhenj të qytetit; Thoma Turtulli dhe Selim Mborja. I pari I la trashëgimi qytetit spitalin, liceun, bibliotekën, jetimoren. I dyti fabrikën e famshme të birrës, e që me pasurinë e tij mbështeti përparimin në kulturë, sport e përfaqsim dinjitoz të qytetit.Nuk ishte rastësi që këto dy figura kryesore të veprave filantropike në Korçë kishin një mbështetje gati të pakursyer nga Mbreti Zog. Si për të vënë në jetë investimet dhe bamirësitë e tyre siç ishte ngritja e godinës së Prefekturës apo ndërtimi I spitalit, ashtu edhe për tu bërë model I një qytetërimi që po lindtte.
Mbteti Zog e mbante mirë me pasunikët e fuqishëm korçarë që nga ana e tyre me siguri ja shpërblenin me nderime siç e tregon shtypi I begatë korçar I kohës, një tjetër dëshmi e civilizimit.Është shkruar se në varrimin e filantropit Thoma Turtulli në vitin 1937, kurora e parë që printe kortezhin e gjatë të qytetarëve korçarë ishte ajo e porositur nga Mbreti Zog.Historia rezervon edhe plot e plot fakte të tjera që nuk mund të përmblidhen në një shkrim të vetëm, e që kanë një kokfortësi të pakundërshtueshme të bashkëjetesës së Korçës me Mbretin ZogJo rastësisht ndoshta, monarku për largim nga Shqipëria zgjodhi kufirin drejt Korçës. Aty ky siç përmendëm më lart populli u ngrit në mbrojtje të tij dhe Zogut I garantohej mbrojtja me gjithë shpurën e vet siç ndodhi realisht nga Gani beu I Zëmblakut ku bujti një natë para se të nisej drejt Greqisë.Kjo ishte një bashkëjetesë që nuk zgjati për vetë rrjedhën që mori historia, por e tillë që Korçës I dha shkëlqim të paparë. Dhe ajo parulla në faqen e malit Moravë nuk duhet të jetë shkruar as për servilizëm as për nënshtrim, por si një detyrim vullnetmirë prej popullit të Korçës. /konica.al /InforCulture.info