Përdorimi i pajisjeve teknologjike me ekranet dixhitale po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.
Pajisjet teknologjike që reduktojnë marrëdhëniet shoqërore, izolojnë njerëzit dhe shkaktojnë një jetë larg mjedisit dhe natyrës, ka një ndikim negativ në shëndetin e njeriut sidomos sytë. Ky fenomen i quhet “tendosje digjitale e syve”, dhe tek njerëzit shihet gjithnjë e më shumë.
Sipas, profesorit Dr. Ahmet Maden specialist i sëmundjeve të syrit, tendosja e syrit digjital shkakton këto efekte:
- Shkakton lodhjen e syrit, përkeqësimi i qepallave dhe tendenca për të fjetur.
- Dhimbje në kokë
- Pamje të paqartë dhe ngatërrimin e shkronjave.
- Tharje e syve, ndezje dhe djegie në sy.
- Dhimbje në shpatulla dhe në qafë.
- Vështirësi e hapjes dhe mbylljes së syve para ekranit.
- Ndjenjë sikur me pas zall.
Ndërkohë, Pr.Dr. Ahmet Maden, liston gjërat që duhet të merren parasysh ndaj tendosjes së syrit digjital:
- Në mënyrë që të zvogëlohen ankesat kundër ekranit, sytë duhet ti hapim dhe mbyllim më shumë me qëllim që që uji në sy të hollohet me shumë.
- Mjedisi i punës nuk duhet të jetë vend shumë i thatë.
- Ata të cilin kanë problemin e syve të thatë, sipas udhëzimeve të mjekut duhet të përdorin lot artificialë gjatë kohës që kalojnë përpara ekranit.
- Duhet të përdoren edhe syze nëse ka nevojë. Personat që përdorin syza nuk duhet të largojnë syzet kur janë para ekranit. Lente të mira 100%mund të bllokojnë rrezet ultravjollcë me valë të shkurtër.
- Për syze duhet të konsultoheni me mjekun dhe syzet duhet të merren nga vende të besueshme.
- Në punë kohë pas kohe duhet të pushohet. Duhet të zbatohet rregulli 20-20-20 sytë duhet të hiqen nga ekrani për të paktën 20 sekonda pas çdo 20 minutave dhe, duhet të shikohet në një distancë prej rreth 60 metrash.
- Pas çdo punës prej 1-2 orësh, duhet të jepet një pushim prej më shumë se 15 minuta.
- Pluhuri i ekraneve duhet të pastrohet më shpesh. Me një copë leckë.
- Ndriçimi i ambientit të punës duhet të jetë i rregulluar në një mënyrë që pengon reflektimin dhe shkëlqimin. Ndriçimi i zyrave standarde është shumë i rëndësishëm për përdorimin e kompjuterit.
- Çdo dritë ndërhyrjeje duhet të pengohet nga hyrja në ekran. Ekrani dhe sytë nuk duhet të ekspozohen ndaj dritës së drejtpërdrejtë dhe reflektimit dhe duhet shmanget rrezja.