Ky lëng shtëpiak nga qepa e kuqe do të ju ndihmojë që të liroheni nga kolla dhe të përmirësoni shëndetin e mushkërive. Shumë njerëz kanë probleme të ndryshme me mushkëritë, kurse më të shpeshta janë astma, bronkiti dhe forma të ndryshme të kollës. Ilaç shtëpiak me qepë të kuqe kundër kollës dhe bronkitit

Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen nga infeksione të ndryshme, alergji dhe me pierjen e duhanit.

Ju paraqesim një lëng natyral kundër këtyre problemeve të cilin shumë herët e kanë përdorë gjyshet tona.

Ja se çfarë ju nevojitet:

1/2 kg qepë e kuqe;

1/2 kg sheqer;

2 limona;

1,5 litër ujë

7 lugë gjelle mjaltë

Fillimisht duhet ngrohur sheqeri në një enë metalike dhe duhet përzier derisa të shkrihet. Shtoni qepën (të cilën më herët duhet ta preni në copëza të imëta) dhe përzieni derisa të fillojë të skuqet, kurse pastaj shtoni ujin.

Masën e fituar duhet ta zieni ashtu që uji ngadalë të vlojë, derisa të avullohet 1/3 e ujit. Pastaj lëreni masën të ftohet. Shtoni lëngun nga limonat (që duhet ti shtrydhni) dhe mjaltën dhe të dyjat përzieni mirë. Lëreni që masa e fituar të qëndrojë dhe më pas largoni mbetjet e qepës, ashtuqë të mos ketë qepë në gjithë masën e fituar. Më pas vendoseni në shishe qelqi.

Ky lëng duhet të konsumohet para çdo kohe të ushqimit duke konsumuar një lugë gjelle. Sipas nevojës, mund ta përgatisni të njejtën përsëri, derisa gjendja juaj të përmirësohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here