Ajo lindi në Dragobi të Tropojës, më 18 qershor 1948 dhe vdiq më 12 gusht të vitit 1987

Fatime Sokoli ishte çika e parë e malësisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë.

Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malsie e në skenat e disa vendeve të Evropës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës.

Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.

Fjala.al/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here