Categories: KËSHILLA

Pini lëng të karotës çdo ditë për ta ulur shtypjen e gjakut

Shtypja e lartë e gjakut, njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund të lihet pa u diagnostikuar sepse nuk zhvillohen gjithmonë simptoma. Mënyra më e sigurt për ta ditur nëse e keni këtë sëmundje është duke e kontrolluar rregullisht shtypjen e gjakut.

Nëse kjo nuk trajtohet, mund të shpie në probleme më serioze shëndetësore – si sulmet e zemrës apo të trurit. Prandaj, çfarë mund të bëni për ta parandaluar hipertensionin? Hipertensioni shkaktohet nga duhanpirja, konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të alkoolit dhe nga mungesa e ushtrimeve fizike. Edhe ajo çfarë konsumoni mund të ketë ndikim negativ në shifrat e shtypjes së gjakut. Ekspertët britanikë rekomandojnë të hani një dietë të balancuar mirë dhe të keni kujdes nga kripa. Kripa e rritë shtypjen e gjakut, andaj, aq më shumë që hani, aq më e lartë do të jetë shtypja e gjakut.

Kështu, synoni t’i hani më pak se 6g kripë në ditë – që i bie rreth një lugë çaji. Karotat janë burim i mahnitshëm i kaliumit – mineral i cili e zvogëlon shtypjen e gjakut. Kaliumi është minerali kyç në të cilin trupi mbështetet për të funksionuar siç duhet. Kaliumi ndihmon në uljen e shtypjen së gjakut duke i balancuar efektet negative të kripës. Veshkat ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së gjakut duke e kontrolluar sasinë e lëngjeve që ruhen në trup. Aq më shumë lëngje, aq më e lartë shtypja e gjakut. Konsumimi i kripës e rritë sasinë e sodiumit në enët e gjakut, të cilat pastaj e çrregullojnë balancimin duke e zvogëluar aftësinë e veshkave për ta larguar ujin.

Duke ngrënë më shumë pemë dhe perime, ju do t’i rritni nivelet e kaliumit dhe të ndihmoni në rikthimin e atij balancimi. Një gjysmë gote karote e copëtuar i përmban rreth 1.8g fibra dhe 105mg kalium. Por, ekspertët rekomandojnë që karotën ta konsumoni në formë lëngu./presheva.com/InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Me rastin e shkarkimit, që Josip Broz Tito dhe udhëheqja më e lartë e Jugosllavisë,…

25 mins ago

Zbulohet vizatimi 2,000-vjeçar në formë të një maceje(Foto)

Në Peru është zbuluar një vizatim në tokën shkretirore ,ai ka formën e një maceje…

58 mins ago

NASA në misionin e tyre, me sukses prekën asteroidin

Pasi orbitoi rreth Tokës asteroidi Bennu për gati dy vjet, anija kozmike e NASA-s OSIRIS-REx…

1 hour ago

58 TË SHËRUAR DHE 159 RASTE ME COVID-19!

58 TË SHËRUAR DHE 159 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

1 hour ago

Hëna mund të ketë mbrojtur atmosferën e Tokës nga Dielli para 4 miliardë viteve

Hëna mund të ketë mbrojtur atmosferën e Tokës nga Dielli që ka qenë më aktive,…

1 hour ago

Kur ndryshon ora këtë vjeshtë dhe si lëvizin akrepat

Edhe pse u diskutua se shumë shpejt ora do të qëndrojë e njëjta, duket se…

2 hours ago