Revolucionistët rrethuan kështjellën, prenë kokën e komandantit dhe e shëtitën në të gjithë Parisin. Dita e Bastijës më 14 Korrik është festë kombëtare dhe një simbol i lavdishëm kombëtar për Francën.

Është dita dhe ngjarja që është lidhur në mënyrë të pandashme me fillimin e Revolucionit Francez dhe përmbysjen e “estabilshmentit”. Populli mori situatën në duart e tij dhe pushtoi një nga simbolet e pushtetit mbretëror. Bastija ishte kështjellë e shekullit të 13-të që ishte përdorur si burg për shekuj. Në kohën e Louis XVI strehoi kryesisht persona të cilët arrestoheshin me urdhër të mbretit apo gruas së tij me akuzën e komplotit ose minimit.

Një nga të burgosurit më të shquar të Bastijës ishte Volteri, i cili në 1718 shkroi veprën e tij, “Edipi”. Sulmi mbi Bastijë u zhvillua më 14 Korrik 1789. Qindra vetë vdiqën gjatë bastisjes, mes tyre dhe komandanti i Bastijës, koka e të cilit bëri xhiron e Parisit e gozhduar në një shtizë. Rojet e Bastijës ishin një skuadër me persona me aftësi të kufizuara, domethënë ushtarë të cilët ishin liruar nga detyrat e tyre të zakonshme për shkak të aftësisë së kufizuar. Rënia e Bastijës. Të burgosurit që u liruan atë ditë ishte vetëm shtatë: katër falsifikatorë, konti i Solanz, i cili ishte brenda për një “sjellje të pahijshme seksuale”, një i çmendur i cili kishte një mjekër deri te mezi dhe mendonte se ishte Julius Caesar dhe në fund, një i cili ishte arrestuar për komplot kundër mbretit. Kushtet në burg ishin mjaft të mira për shumicën e të burgosurve, me orare fleksibël të vizitave dhe dhoma të mobiluara.

Një skicë e piktorit Jean Fragonard përshkruan një ditë vizitash në vitin 1785, ku zonjat të mirë-veshura shëtisin në oborr me të burgosurit, të cilëve u jepej një ndihmë bujare financiare, duhan të mjaftueshëm dhe alkool, ndërsa mund të mbanin dhe kafshë shtëpiake. Zhan Francois Marmondel, i burgosur nga viti 1759 deri në vitin 1760, shkruante: ‘Vera nuk ishte e jashtëzakonshme, por ishte e mirë. Ëmbëlsirë nuk ekzistonte: duhej të privoheshim nga diçka. Në përgjithësi, mendoj se hanim shumë mirë në burg. “Menjëherë pas rënies, qarkulluan për shitje në rrugët e Parisit, gravura të tmerrshme që tregonin të burgosurit në një gjendje të mjeruar, të lidhur me zinxhirë pranë skeleteve. Këto gravura janë përgjegjës për perceptimin që ka mbizotëruar deri më sot në lidhje me kushtet që mbizotëronin në Bastijë. Regjistrimi i vetëm në ditarin e Louis XV në ditën e rënies së Bastijës është fjala: “Rien”, që do të thotë “asgjë”. Louis po i referohej faktit se nuk kishte arritur të vriste asnjë pre, kur shkoi të gjuante atë ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here