Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë në disa vende të botës e kishin te lejuar dhe iu drejtuan xhamive, ku falën namazin.Për Kosovarët edhe këtë herë falja e namazit të Bajramit nuk u bë nëpër xhami për shkak të Pandemisë COVID-19,mirëpo atmosfera e festës nuk mungon.

Në Shqipëri Namazi i Kurban Bajramit u fal duke zbatuar protokollin e sigurisë. Pothuajse të gjithë besimtarët ishin të pajisur me maska dhe respektuan distancimin social. Ndërkohë, ceremonia qendrore në Tiranë u zhvillua në Xhaminë e ‘Kokonozit’.

Çfarë është festa e Kurban Bajramit? 

Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme që kremtojnë besimtarë myslimanë në botë.  Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit që flijoji djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Për këtë arsye sot çdo familje myslimane duhet të bëjë një kafshë kurban, që është qingji.  Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, ndërsa dy pjesët e tjera u jepen të afërmve dhe njerëzve në nevojë. Në kalendarin islam  Kurban Bajrami kremtohet në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here