Categories: ART

Zbulohen qindra orë regjistrime të Marlon Brandos

PROFECITË E TIJ ME NJË SAKTËSI TË FRIKSHME

Nga:Thomas Page

Në vitet 1990, Marlon Brando bëri një parashikim: ai besonte se në të ardhmen, aktorët do të shndërroheshin në demode, dhe do të zëvendësoheshin prej avatarë-ve digjitalë.

“Aktorët nuk do të jenë realë, ata do të jenë në brendësi të një kompjuteri – mbajeni mend, do të ndodhë”, argumentonte ai. “Ndoshta kjo është kënga e mjellmës për të gjithë ne”.

Të digjitalizuar dhe rindërtuar, Brandi i imagjinonte aktorët, me një zë dhe një jetë që shkonte përtej vetvetes. Madje në një moment, ai skanoi dhe hartëzoi kokën e tij në një kompjuter, me ndihmën e mikut dhe pionerit të efekteve speciale, Scott Billups, duke regjistruar shprehje të fytyrës, me qëllim që të kopjoheshin në epokën digjitale.

Parashikimi i Brandosë ishte të paktën pjesërisht i saktë. Ne e dimë këtë gjë, sepse ai na i rrëfen mendimet e tij për herë të parë nga përtej varrit, i risjellë në jetë prej dokumentarit më të fundit të Stevan Rileyt, “Dëgjomëni mua, Marlonin”.

Ringritja e të vdekurve

Gjatë gjithë jetës së tij, Brando ishte koleksionist i shumë gjërave, mes tyre edhe kaseta. Duke qënë disleksik, ai përdorte një diktofon ashtu si shumë të tjerë përdorin bllokun e shënimeve, duke regjistruar detyrat, oraret si dhe shënimet për skenarët.

Por pati edhe momente kur fliste me vete dhe analizonte vetveten; bashkëbisedimet në gjendje të dehur në shtrat me të dashurat. Zemërimi ndaj prindërve të tij, si dhe refleksionet e mundimshme mbi prindërimin plot telashe të atj vetë.

Qindra orë audio, që shtrihet përtej çdo ditari dhe që prekin gjëra që asnjë biograf nuk do të mundte. Kasetat mblodhën pluhur pas vdekjes së aktorit, përpara se të binin në dorë të Rileyt. Ishin burimi i përsosur.

Të bashkuara në një strukturë të vetme prejRileyt dhe bashkëautorit Peter Ettedgui, “Dëgjomëni mua, Marlonin” është një lloj filmi Frankenshtain, që dokumenton jetën e Brandosë kryesisht nëpërmjet fjalëve të atij vetë.

E vështirë të thuash nëse ky ka qënë edhe qëllimi i atij vetë, argumenon Ettedgui. Pavarësisht se ka regjistrime të Brandosë, që i thotë vetes së tij për kasetat, se “ato nuk duhen më, shkatërroi”, kasetat u lanë mes sendeve të tjera personale të tij, dhe Ettedguibeson se “në një farë mënyre ai ka dashur t’i lërë vetë gjërat për të tjerët”.

Në film, Brando mendon për një dokumentar të idealizuar për jetën e tij: “Do të jetë shumë i personalizuar… ne vërejmë se është një njeri i trazuar, i vetmuar, i mbushur me kujtime në një gjendje konfuzioni, trishtimi, izolimi, kaosi… Ai mbledh informacione dhe copëza filmash, që ta ndihmojnë të shpjegojë: ‘Përse ndihem kështu’ ”?

Ettedgui përshkruan procesin e përpunimit të dokumentarit me Rileyn. “Dukej sikur ishim tre vetë në sallë. Marlon Brando ishte fantazma brenda kompjuterit”.

Rezultati është një pamje e re, nga afër dhe shumë zbuluese e jetës së Brandosë. Të prera dhe bashkuara, bashkë me intervista, në një pothuaj autobiografi, ndërthurja e reflektimeve në publik dhe privatisht zbulojnë një narrativë paralele, si dhe një mendje mashtruese, vazhdimisht në konflikt.

Gërmim mes kujtimeve

Figura e mitizuar e Brandosë ishte e një njeriu të famshëm të tërhequr nga bota: një njeri që i kaloi pjesën më të madhe të viteve të tij larg në Tahiti, ose i mbyllur në shtëpinë e tij në Beverly Hills, i izoluar nga elita e Hollyudit, që i thërriste fqinjë, por e kishte besdi t’i quante miq.

Filmi i Rileyt edhe i konfirmon, edhe i mohon këto akuza. Brando është një rrëfimtar i mprehtë, shumë i gatshëm të shpalosë ngjarjet e jetës së tij, si dhe të nxjerrë zbuluar emocionet e rrallë që ato shkaktojnë.

Duke iu kundërvënë psikologjisë pop, ai pretendon se “shumica e njerëzve të thjeshtë përpiqen të lënë pas zakonet e këqinj emocionalë që kanë krijuar gjatë dhjetë viteve të parë të jetës së tyre”. Ka prova të bollshme që Brando të mbështesë këtë ide të tijën.

Trauma e fëmijërisë është shkaku i pjesës më të madhe të veprimeve të tij, sipas aktorit. Ai lë të kuptohet se babai, Marlon Sr. e rrihte atë dhe të ëmën. Një njeri i ftohtë dhe i largët, ai e dërgoi Marlonin në një shkollë ushtarake shumë të urryer, dhe në fakt, nuk e kuptoi dot asnjëherë përse djali i tij, “që nuk dinte të bënte asgjë të mirë”, fitoi aq shumë famë dhe pasuri.

Nëna e tij, Dodie, ishte një “Pijanece qyteti”, thotë Brando. Ndjesia e braktisjes që përjetoi është e dukshme në regjistrimet e tij, ndonëse nuk ka asnjë ndjenjë urrejtje ndaj saj, ashtu si kishte ndaj të atit, të cilin një herë, kur kishte qënë adoleshent, e kishte kërcënuar se do ta vriste, për shkak të abuzimit të tij me të ëmën.

“Nëse nuk e ke njohur asnjëherë dashurinë, atëherë nuk do ta dish asnjëherë se çfarë është”, argumenton Brando. “Nuk e di se si duket apo si tingëllon… ti kërkon në vendet më të pagjasë, për ta gjetur”. Rinia e tij, thotë vetë Brandoja, është arsyeja e tradhëtive të tij të njëpasnjëshme, marrëdhënieve të dështuara.

Dhe ndërkohë që asnjëherë nuk justifikohet për sjelljen e tij, ai duket se gjen ngushëllim kur e rsyeton atë.

“Përmes shikimit brenda meje dhe ekzaminimit të mendjes sime, ndihem sikur po i afrohem kuptimit të të qënurit njeri”, thotë. “Nëse nuk shohim brenda nesh, nuk do të jemi kurrë në gjendje të shohim jashtë”.

Një njeri në përplasje me industrinë

Del shumë qartë se Brando nuk është ndjerë asnjëherë rehat me veten dhe profesionin e tij.

“Inferioriteti: gjithë jetën kam qënë shumë pranë tij,” thotë fituesi i Oscar-it.

“Isha kaq i sikletosur, kaq i zhgënjyer me performancën time”, ankohet ai për filmin “Në buzë të ujit”, për të cilin fitoi Oscarin e parë.

Për “Kumbari” ai vlerëson më shumë veten për përformancën si Vito Corleone, një rol në të cilin “u futa pak nga pak”. Megjithatë, ishte “poshtëruese që të më fusnin në një test” për të marrë rolin. Dhe çdo ndjenjë pozitive që Brando pati kundrejt regjisorit Francis Ford Coppola, për ringritjen e karrierës së tij si aktor, shumë shpejt u zhduk pas “Tani, Apokalipsi”.

Mes një morie problemesh të produksionit, Brando mori peshën kryesore të fajit. “Ai është një shkërdhatë”, thotë Brando për Coppolan, “një shkërdhatë me letra në duar… unë i shpëtova bythën, dhe ai e tregon vlerësimin duke më braktisur”.

Aktori flet shumë pak për regjizorët në tërësi, i djegur shpesh herë nga konfliktet në xhirime. “Mos e vini jetën tuaj në duart e një regjisori”, paralajmëron ai. “Ata e mbulojnë një farë paaftësie duke qënë autoritarë, duke komanduar… mos u intimidoni kurrë nga regjisorët”, lutet Brando.

Ndonjëherë ai është nihilist për industrinë në tërësi. “Nuk ekziston një gjë e tillë si një film i madh”, thotë Brando. Sa për vetë Hollywood-in, “nuk ka artistë. Ne jemi bisnesmenë, tregtarë dhe nuk ka art… Pará, pará, pará. Nëse mendoni se gjithçka bëhet për ndonjë gjë tjetër, do të digjeni”.

Gënje për të jetuar

Duke i bërë jehonë shprehjeve të babait të tij mosaprovues, aktrimi shpesh herë ulet në rëndësi. Ata përpara tij, si Clark Gable apo Humphrey Bogart ishin “absurdë”, një tufë me budallenj… të njëjtët në çdo rol”. Aktrimi metodik është më pranë jetësh dhe “kur është i duhuri, e ndjen deri në palcë!” por ishte gjithësesi gënjeshtër, doëka që mund të bëhej dhe bëhej nga kushdo.

“Të gënjesh për të jetuar, ja ky është aktrimi”, shpjegon Brando. “Gjithë sa kam bërë është që të mësoj se si të jem i vetëdijshëm për procesin… kur thua diçka që nuk e mendon, apo kur frenohesh nga diçka që e mendon, ky është aktrim… ti gënjen për paqe, ti gënjën për qetësi. Ti gënjen për dashurinë. Kështu që ne të gjithë aktrojmë – vetëm se disa prej nesh paguhen për këtë”.

Ndërkohë që, në të tjerë regjistrime, ai argumenton për fuqinë rindërtuese që ofron filmi: një moment arratie, fantazie e bërë realitet. “Çuditërisht kam kuptuar se aktorët japin një kontribut për jetët e njerëzve, gjë që na jep një dhuratë që nuk mund ta blesh.

Diëka që ata mund ta mbushin me fuqi, me bukuri dhe m mrekulli; diçka përtej vetes së tyre”.

Brabdo është një paradoks, që shpreh mendime kundërthënës gjatë gjithë regjistrimeve të tij. Të folur me kaq shumë bindje, edhe vetë Brandoja dvetëdijshëm për zemërimin dialektik në mendjen e tij. Në një jetë me refleksione, të ngjeshura në hapësirën e 103 minutave, që përplasen fort me njëri-tjetrin.

Dhe në mesin e rrënojave, konkluzioni: se pavarësisht bollëkut të informacioneve, Marlon Brandoja është një enigmë, më shumë se kurrë.

Ai është në të njejtën kohë feminist serial, i ngarkuar me barrën e pagesës për shumë fëmijë, por edhe një njeri familiar. I parehatshëm me famën e tij, dhe i larguar nga publiku që “e shihte si një kafshë në kopshtin zoologjik”, ai edhe riskonte duke shkuar në marshime, qotë për të drejtat e zezakëve, qoftë për ato të indianëve të Amerikës.

Brando besonte se nëse nuk bëhej aktor, me siguri do të ish bërë mashtrues. Për të, dallimet ishin minimale. Ashtu si një aktor “një mashtrues i mirë mund të mashtrojë këdo. Dhe kur je mashtrues, njeriu i parë që të mashtron është vetja jote”.

Qoftë i mitizuar nga media, qoftë gjysmë i mitizuar prej vetvetes në kasetat e tij, Marlon Brando mbetet më i padepërtueshëm dhe enigmatik se kurrë. Ndoshta nuk do ta dimë asnjëherë, se ku luante rol dhe ku ishte i vërtetë. Dhe cili është në të vërtetë.

CNN/Konica.al /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Çfarë është sindroma Tourette?

Sindroma Tourette është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje…

12 hours ago

Si u shndërrua Athina nga Pellazge në Greke

Straboni na tregon se si e morën grekët, Athinën pellazge! Asnjë provë e vetme nuk…

12 hours ago

Nuk i dini? Ja cilat janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse…

12 hours ago

Shoferi i parë që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë, ja sa km/h po voziste

Walter Arnold ka qenë duke drejtuar makinën “Arnold Benz Motor” Cariage, me 12 kilometra në…

12 hours ago

Çfarë janë Venomet?

Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit…

12 hours ago

12 foto të frikshme të qyteteve kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë

Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne…

12 hours ago