Prishtina praktikisht tani është qytet pa lum, sikur edhe i janë thurur kënga nga grupi Gjurmët ku Prishtina apostrofohet si qytet pa lum, “Heroi i Qytetit pa Lum” (titulli i këngës).
Mirëpo në mes të Prishtinës në fakt kanë kaluar dy lumenj. I pari është quajtur “Vellusha” e lumi i dytë është quajtur “Prishtevka”, raporton Ndertimi.info.
Ata janë futur në tuba dhe sot rrjedhin përfundi këmbëve të atyre që ecin edhe mbi sheshin “Skenderbeu”.
Platforma “Oral History Kosovo” ka publikuar dy fotografi nga kohë kur janë mbuluar këta lumenj.
“Qyteti i vjetër i Prishtinës shtrihej në mes të dy lumenjëve, Vellushës dhe Prishtevkës. E para u mbulua në vitet ‘50, përderisa e dyta në vitet e ‘70-ta. Për shumë qytetar ky ishte intervenim shumë serioz, jo vetëm në gjeografinë e qytetit, por edhe në identitetin e tij”, thuhet në postimin e kësaj platforme me këto dy fotografi më poshtë./InforCulture.info