Disa foto të pabesueshme duket se dëshmojnë dhe dhe “derrat mund të lufturojnë” pasi një këlysh u mor në kthetra nga një shqiponje e uritur.
Momenti i kapur nga jë fotograf në Australi, tregon dy shqiponja gjigande deti që marrin derrkucin duke e transportuar mbi liqen, para se të uleshin e të gostiteshin me kafshën e pafat.
75 Clarke Espie po kthehej në shtëpi në Queensland kur dëgjoi ulërimat e mprehta të derrkucit në ajër.
Ai instinktivisht kapi aparatin dhe u shokua kur pa këlyshin duke fluturuar në kthetrat e shqiponjës.
“As që do e kisha imagjinuar ndonjëherë që dy shqiponja gjigande deti do të fluturonin ulët mbi makinën time me një derrkuc të egër në kthetrat. Megjithë krahët e saj të fuqishme, shqiponja mezi arriti të merrte lartësi, para se të ulej në një ishull të vogël ku e ndanë gjahun”, thotë ai.
Shqiponjat e detit me bark të bardhë zakonisht ushqehen me kafshë uji si peshq, breshka apo gjarpërinj uji, por nganjëherë dhe me gjitarë.
Derrat e egër në Queensland konsiderohen specie e dëmshme pasi përhapi barërat e këqija, degradojnë ujin e tokësdhe dëmtojnë të mbjellat.