Categories: SHKENCË/TECH

Kur një meteor godet Tokën …

Çfarë ndodh kur një meteor godet Tokën?

Nëse u beson filmave, një meteor është një top i zjarrtë shumë i shpejtë, që ecën nëpër ajër me shpejtësi alarmuese deri kur përplaset në tokë, në një shpërthim shkëmbi të shkrirë dhe flakësh, i cili krijon një krater aty ku më në fund ndalet. Por, sipas shkencës, realiteti është ndryshe. Meteorët nuk janë as të nxehtë kur goasin tokën.

Së pari: hapësira është e ftohtë. Shumë e ftohtë. Vetëm 3 gradë mbi zeron absolute. Kjo do të thotë që, copat e shkëmbinjve që ne i njohim si meteorë janë në një ngrirje të thellë. Kur meteoridi nis të ecë mespërmes atmosferës sonë (dhe bëhet meteor), ai nis të shkëlqejë dhe të bëhet i dukshëm për qindra kilometra. Por nuk është vetë meteori që shndërrin; është ajri përreth tij, përmes trysnisë – pra ngjeshja e ajrit që shkaktohet prej lëvizjes përpara të meteorit. Ngjeshja e bën ajrin të nxehet, dhe prandaj një meteor që bie duket i nxehtë e i kuq.

Sërish, ajri i nxehtë duhet ta nxehë meteorin, apo jo? E vërtetë! por vetëm së jashtmi. Shtresa e jashtme nxehet kaq shumë saqë mund të shkrijë, por kjo ikën shpejt falë një fenomeni të quajtur amputimi. Kjo lë prapa shkëmb të pashkrirë që në rastin më të mirë është i ngrohtë. Po kështu, ndonëse meteori ecën me mijëra km në orë, e gjithë ajo trysni e ajrit e ngadalëson në mënyrë të konsiderueshme përpara se të godasë tokën – duke i dhënë atij – dhe ajrit përreth – shumë kohë për t’u ftohur. Kur bie në tokë, ai tashmë ka një temperaturë thjeshtë të ngrohtë.

Përse ka rëndësi

Të dish atë që ndodh me një meteor kur hyn në atmosferën e Tokës, ndihmon për të kuptuar atë që ndodh me anijet kozmike kur bëjnë po këtë gjë. Edhe anijet kozmike shfrytëzojnë fenomenin e amputimit si meteorët, për të mbrojtur pajisjet e tyre delikate që të mos nxehen shumë. Mburojat moderne të nxehtësisë janë sipërfaqe të mëdha rrethore që mbulohen me një material i projektuar të digjet pak a shumë si shtresa e jashtme e meteorit, duke lënë mjetet dhe njerëzit brenda, ashtu si shtresa e brendshme e meteorit – ngrohtë, rehat, dhe jo nxehtë. /mekulipress.com /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Ndikimi i shegës tek diabeti dhe sëmundjet e zemrës

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të…

41 mins ago

Inaugurimi i presidentit të parë të SHBA, George Washington: Mund të kishte qenë Mbret, zgjodhi diçka shumë më thjesht

Më 30 prill 1789, George Washington u inagurua si Presidenti i parë i Shteteve të…

60 mins ago

1990/ Një letër në xhepin e të vrarit në kufi(Foto)

Nga Kastriot Dervishi Më datën 25.5.1990, rreth orës 24.00, rreth 200 metra larg kufirit, në…

1 hour ago

Konflikti diplomatik postar në Shkodër në 1888

Nga Aurenc Bebja, Francë “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një…

3 hours ago

Ja kafshët që ruajnë distancën sociale në rast pandemie

Teksa pandemia e koronavirusit po bëhet një normalitet me njerëzit, distanca sociale është bërë pjesë…

4 hours ago

E ndërtuar mbi një ujëvarë, njihuni me urën më të veçantë(Foto)

Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion…

4 hours ago