Categories: KULTURË

Pamje të riteve mortore shqiptare të viteve 30′ (Foto)

Vaster Dhima, i diplomuar për Urbanistikë dhe Arkitekturë ka pasion pikturën dhe koleksionimin e fotografive.

“E konsideroj si punë patriotike dhe kam kënaqësi kur i mbledh, i rregulloj dhe i seleksionoj”, thotë ai.

Fotot e tij të rralla përfshijnë Marubët, Shan Picin, Dedë Jakov;n, Ilia Xhimitikun, Ymer Balin, Vani Burdn etj. Në koleksionin e tij të pasur që i kalon 3000 fotografi dhe pulla postare, Vasteri veçon fotografitë mortore.

“Fotot që unë koleksionoj janë të periudhës së para viteve 1944 dhe fillojnë me fotografi të Pietro Marubit (në Shkodër). Pjesa më e madhe e fotove dhe e imazheve në negativ që disponoj janë të viteve 1900-1930. Ajo që unë kam kuptuar nga këto foto është nevoja e njohjes së vlerave tona kulturore, të cilat janë shumë të larmishme nga një krahinë në tjetrën, nga një }nukël kulturor} në tjetrin. Shpesh fotografët kanë qenë piktorë, arkitektë, pjesë të grupimeve patriotike, luftëtarë. Kanë qenë personazhe shumë komplekse. Të preferuarit e mi janë Kol Idromeno, Kel Marubi, Petro Fotografi, Kristaq Sotiri”, rrëfen Dhima.

Koleksionisti shton se ceremonitë mortore janë fotografuar shumë në Shqipëri, “madje dhe më shumë se ç’duhet ndoshta, duke u shndërruar kështu në një fenomen autentik të fotografisë shqiptare”.

“Kjo lloj fotografie është pjesë e studimeve të mia. Nuk kam shumë foto të ceremonive mortore, rreth 50 foto dhe negative, por që janë të zgjedhura për nga veçantia që pasqyrojnë. Sidomos fotografitë e Dhimitër Vangjelit janë shumë të goditura”, thotë ai. /Konica.al /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Sa kohë i duhet njerëzimit të zbulojë një vaksinë / Shembuj historik

Në të gjithë botën, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi rekord për të zhvilluar një vaksinë…

11 hours ago

Si të përdorni sodën e bukës për flokë të gjatë e të shëndetshëm

Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm…

11 hours ago

Gjon Mili, fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

Gazeta  franceze “Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8,…

11 hours ago

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

13 hours ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

13 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

14 hours ago