Disa nga thëniet e grave që ndryshuan Botën shekujve të fundit.
“Njerëzit janë alergjik në ndryshime. Parapëlqejnë të thonë ‘ne gjithmonë kemi vepruar në këtë mënyrë’. Andaj gjithmonë mundohem të luftoj këtë dukuri duke ju thënë: ’Për këtë arsye e kam një orë në murin tim që ecë në të kundërtën e akrepave të orës’”. – Grace Murray Hopper.
“Ju duhet të llogaritni në gratë aq sa llogaritni në burrat. Duhet gjithmonë të keni një standard të barabartë të moralit dhe e vetmja mënyrë për ta zbatuar këtë gjë është duke i dhënë gruas të njëjtin pushtet politik. Një mënyrë e tillë krijon standarde të barabarta morale dhe ato madje të regjistruara me ligje të vendit. Kjo është rruga e vetme për të krijuar paqe”. – Emmeline Pankhurst.
“Unë mund të kujtohem si gruaja e parë që kam marr pjesë në Kongres, por jo edhe si e fundit”. – Jeannette Rankin.
“Ka shumë gjëra që janë thënë dhe shkruar për sferat e grave, por, lini gratë dhe atë vet do t’ gjejnë sferat e tyre”. – Lucy Stone.
“Çfarëdo që bëni ju në jetë krijon diferencë, mirëpo jeni ju që duhet të zgjidhni apo të vendosni se çfarë lloj diference dëshironi të bëni në botë”. – Jane Goodall.
“Askush nuk mund të sillet inferior ndaj jush, nëse ju nuk i jepni rastin dhe mundësinë”. – Eleanor Roosevelt.
“Çelësi i suksesit tek gratë është të mos i vejnë limite vetes”. – Martina Navratilova.
“Nëse diçka nuk ju pëlqen ndryshoni, nëse nuk mund ta ndryshoni, ndryshoni mënyrën tuaj të perceptimit. Mos u frikësoni nga sfidat në jetë”. – Maya Angelou.
“Kur ne do të fillojmë të heqim skllavërinë e gjysmës së njerëzimit, të gjithë së bashku me sistemin e hipokrizisë do ta kuptojnë se kjo lloj ‘ndarje’ e njerëzimit do të zbulojë domethënien e saj të vërtetë të jetesës dhe çifti njerëzor do të gjejë formën e tij të vërtetë”. – Simone de Beauvoir.