6.1 C
Pristina
Monday, January 18, 2021
Home KËSHILLA Përfitimet e Omega 3 – Si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme

Përfitimet e Omega 3 – Si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.

Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Mënyrat Për Të Përfituar Më Shumë Omega-3 Nga Ushqimet
Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:

Hani Peshk Dy Herë Në Javë
Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.

Zgjidhni Peshkun E Duhur
Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore.

Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

Gatimi i Duhur i Peshkut
Pjekja, zierja ose zgara duke përdorur erëza, barishte dhe lëng limoni është mënyra më e mirë për të gatuar peshkun.

Këshilla e AgroWeb.org është se, nëse përdorni vaj, përpiquni të zgjidhni alternativë të shëndetshme, siç është vaji i ullirit.

Nëse e skuqni apo e kavërdisni me gjalpë, peshku nuk do të jetë më mik i zemrës suaj dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim.

Vlerat e Omega 3 Për Organizmin

Yndyrnat në gjak
Acidet yndyrore Omega 3 ulin nivelet e larta të triglicerideve. Duke pasur nivele të larta të tyre në gjak, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.

Reumatizma
Omega-3 rrit efektivitetin e barnave anti-inflamatore.

Depresioni
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë zbuluar se personat që konsumojnë ushqime me nivele të larta të omega-3 kanë nivele të ulëta të depresionit.

Vaj i peshkut, apo acidet yndyrore omega 3 rrisin efektet e barnave kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë kundër simptomave depresive të çrregullimit bipolar.

Zhvillimi i Fëmijës
Omega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin vizual dhe nervor te fëmijët e vegjël.

Azma
Një dietë e pasur me omega-3 përmirëson funksionimin e mushkërive dhe ul inflamacion, një komponent kyç tek personat që vuajnë nga azma.

Alzheimer dhe Skleroza
Disa studime kanë treguar se omega-3 ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sklerozës dhe ka një efekt pozitiv në humbjen graduale të kujtesës, që lidhet me plakjen./AgroWeb.org

  • Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sa kushton prerja e flokëve nëpër botë, Zvicra do t’ju habisë me çmimin

Nëse keni në plan një prerje flokësh, Zurihi asnjëherë nuk është vendi që duhet ta bëni këtë.Një analizë...

E pabesueshme, por këta njerëz ekzistojnë vërtetë(Foto)

Të gjithë mund të kemi gjëra që nuk na pëlqejnë te vetja.Por këta njerëz, fatkeqësisht kanë pasur deformime...

10 rrugët më të rrezikshme në botë(Foto)

Nga rrugët e vështira malore plot me dëborë dhe shtigje të rrëmbyeshme me ndërprerje, e deri te rrugët zigzage të shkretëtirës apo...

Restoranti ku shërbejnë robotët

Që nga viti 2010, në Bangkok të Tajlandës, restoranti japonez Hajime tërheq mijëra klientë për veçantinë e tij: pijet dhe ushqimin, klientëve...

Recent Comments