ENEA (greq. Aineas, lat. Aeneas) – i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afroditës, heroi i lufitës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma.

Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha parakushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin, dhe siç është në mite e nevojshme, ka pasur edhe origjinën e denjë. Nëna e tij ka qenë hyjneshë të cilës askush nuk ka mundur t’i përballojë, por kjo ende nuk ka qenë e mjaftueshme. Stërgjyshi i tij, edhe pse në brezin e shtatë, ishte vetë Zeusi, zoti suprem. Paraardhësi i tij i parë në tokë ka qenë Dardani, themelues i Dardanisë dhe i fisit i cli ka sunduar në të deri në mbarim të luftës së Trojës. Në kohën e Trosit, nipit të Dardanit, ky fis u nda në dy degë: më e lashita e Asarakut, ka sunduar në Dardaninë e zvogëluar, ndërsa e të riut, në Ilit, në Trojën e themeluar rishtas.

Përkundër marrëdhënieve farefisnore dardanët dhe trojanët kanë jetuar disi në marrëdhënie të acaruara. Kur, p.sh. akeasit e sulmojnë Priamin, mbretin e Trojës, Ankizi, mbreti dardan, nuk u ngut për t’i ndihimuar. Vetëm kur ushtria akease e shkatërroi Lirnesin, qytetin e aleatëve dardanë, vendosi që të veprojë. Me Priamin bëri aleancë dhe dërgoi në Trojën e rrethuar ushtrinë nën udhëheqjen e birit të tij Enesë.

Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet e Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e ndëgjonte ,si zëvendës të Hektorit, ndërsa populli trojan e konsideronte dhe e nderonte si zot.



Në betejat që zhvilloheshin në rrafshnaltën para mureve të Trojës Enea dallohet me shumë vepra trimërie. Përveç një numri të madh të luftëtarëve akeas e ka vrarë edhe Medontin, udhëheqësin e njësive tesalike dhe Ajantin, komandantin e ushtrisë athinase. Nuk nguronte që t’i kundërvihej edhe Indomeneut, mbretit trim të Kretës, madje as Akilit, kreshnikut më të famshëm akeas. Pas vdekjes së Patrokliut, mikut të Akilit, së bashku me Hektorin i zmbrapsi akeasit kah deti, kështu që “duke bërtitur në zë iknin – ndërsa luftën as që e kishin ndër mend”. Është e vërtetë se në betejë e mbrojtën zotërat (ndërsa në kacafytje me Akilin edhe e shpëtuan), veçmas e ëma e tij Afrodita. Mirëpo, me këtë aspak nuk është dalluar prej luftëtarëve të tjerë, të cilët i kishin paraardhës hyjnitë. Në të vërtetë është quajtur “krenaria e dardanëve trima” dhe, trim mbi trimat e tjerë të famshëm, ndonëse të gjitha trimëritë e tij, si dhe e Hektorit dhe të burrave të tjerë trojanë, nuk mundën ta shpëtojnë Trojën nga rrënimi.
Fati i cili e ka përcaktuar rënien e Trojës ka vendosur edhe për shpëtimin e Enesë. Ka qenë i përcaktuar ta ruajë fisin dardan dhe për ta sunduar popullin dardan, “dhe pas tij edhe djemt e djemve të tij të cilët do të lindin në të ardhmen”. I vetimi prej të gjithë udhëheqësve trojanë ka shpëtuar nga qyteti i djegur, nga edhe e mori babain e vet, Ankizin dhe djalin Askanin. Ndërkaq, bashkëshortën Kreuzen nuk mundi ta gjejë në gërmadhat e djegura dhe në largim u fal vetëm me hijen e saj.


Kur u pushtua Troja, kurrë më nuk u kthye në të. Me njëzet anije udhëtoi me të ikurit e Trojës në perëndim që, sipas urdhërit të Zeusit, ta gjejë atdheun në Itali. Enea nuk e ka braktisur vendlindjen vullnetarisht. Më me ëndje kishte për ta ndërtuar sërish Trojën, mirëpo, nuk ka mundur që mos t’i nënshtrohet urdhërit të zotit suprem. Shtatë vjet ka bredhur nëpër detërat e sotëm Egje, Jon dhe Tiren, vizitoi shume vise dhe përjetoi shumë vuajtje.Gjatë lundrimit i vdiq i ati, në Kretë gati u bë viktimë e detit, nuk ka qenë i kursyer as prej ndeshjeve me Karpiet, në Sicili ka arritur nën vullkanin e zjarrtë të Etnës, dhe kur iu shmang Scilës dhe Karibdës, shtrëngata ia përplasi anijet dhe i hudhi prej brigjeve të Italisë në Afrikën Veriore. Atje e pranoi miqësisht Didona, mbretëresha e Kartagjenës, e cila për shkak të trimerisë dhe bukurisë së tij u dashurua në të. Enea do të pranonte me ëndje oferten e saj dhe me të do të mbetej në Kartagjenë. Mirëpo, urdhëri i Zeusit ka qenë më i fortë. I çon spirancat dhe vazhdon lundrimin për në Itali.

Po sa u nis nga Kartagjena, sërish u detyrua që t’i përballojë shumë vështirësi dhe pusi, të cilat i vunë në rrugë ,të tij disa zotëra, e sidomos gruaja e Zeusit, Hera. Në Sicili, ku deshti të ofrojë flijimin mbi varr të babait gratë ua vënë zjarrin anijeve që ta detyrojnë ndërprerjen e udhëtimiit. I shkoi për dore që ta shuajë zjarrin dhe për ata që nuk deshtën të vazhdojnë udhëtimin, ngriti qytetin Acesta (Segesta e sotme). Kur me shokët e tjerë arriti në bregun italik, shkoi në Kuma që prej orakullit të atjeshëm të mësojë, ku duhet të vendosej. Profetesha Sibila e përcolli deri në prag të botëis nëntokësore, ku u takua me shpirtin e babait të vet. Sipas këshillimit të babait të vet hyri në daltën e Tibrit dhe aty e themeloi qytetin.

Toka rreth Tibrit nuk ka qenë e pabanuar. Atë e banonin latinët me të cilët sundonte mbreti Latin. Sipas një verzioni Latini e pranoi Enenë me mirësi dhe ia lejoi që ta ndërtojë qytetin. Sipas një verzioni tjetër u është kundërvënë, por në luftë u mund dhe me të lidhi paqen dhe marrëveshjen për miqësinë. Të dy verzionet pajtohen në faktin se Latini në fund Enesë ia dha grua bijën e vet, Lavininë. Për nderë të saj Enea qytetin e posathemeluar e pagëzoi me emrin Lavini.

Toka bëhet atdhe vetëm atëherë kur u spërkat me gjak, duke e mbrojtur nga armiku. Enea u bind për këtë së shpejti. Latinët e shikonin me sy të keq se si të huajt po e ndërtojnë qytetin në token e tyre. Kjo kaloi edhe në mosmarrëveshje dhe kjo mandej në përleshje me armë në dorë. Mbreti i latinëve përpiqej që t’i qetësojë njerëzit e vet, por në këtë ndërhyri Rutul Turni, mbret i tokës fqinje, i cili ka pasur arsye për ta urrejtur Enenë. Në të vërtetë ai ishte dhëndrri i Lavinisë dhe e konsideronte veten si trashëgimtar të mbretërisë së Latinit. U vendos në krye të latinëve të pakënaqur dhe vendësve të tjerë dhe me ushtri të madhe e sulmoi qytetin e Enesë. Enesë i erdhën në ndihmë etrurët, armiqët e hershëm të Turnit, ndërsa mbreti i tyre Euandari e solli me vete përveç këmbësorisë të stërvitur mirë edhe njësinë e fortë të kalorësisë. Shpërtheu luftë e ashpër ku ranë shumë latinë. Kur faref isi i tyre e luti Enenë për armëpushim, iu përgjegj se nuk do të luftojë me latinët, poqese kjo duhet kështu të jetë, por do të luftojë me Turnin. Kështu e detyroi Turnin të pranojë dyluftimin në të cilin edhe e vrau.

Pas ngadhënjimit mbi Turnin, Enea e zgjëroi qytetin e vet dhe e përzieu popullin e vet me latinët. Prej tyre doli populli romak, i cili emrin e vet e ka marrë sipas qytetit të cilin më vonë e themeluan pasardhësit e Enesë, Romuli dhe Remi.

Sa ka zgjatur sundimi i Enesë në atdheun e ri nuk dihet. Për vdekjen e Enesë ka shumë verzione. Sipas njërit kinëse është vrarë në betejën me Rutulin ose me etrurët; ndërsa sipas tjetrit është ngjitur në qiell me armatimin e plotë. Verzionet e tjera janë të përhapura më pak mirëpo, pajtohen në një gjë, që më në fund ai u bë zot.

Me Enenë, për herë të parë, ndeshemi në Iliaden e Homerit. Edhe më i njohur është si hero kryesor në Eneidën e Vergjilit, e cila përshkruan fatin e tij prej rënies së Trojës e deri te ngadhënjimi mbi Turniun. Vergjili këtu ka marrë shumë gjera nga mitet dhe legjendat greke dhe ato të vonshmet romake, por më tepër i ka trilluar edhe vetë. Përveç të tjerash Enea te ky i ka edhe karakteristika të tjera: ky është trim i cili me vetëdije i nënshtrohet fatit (“se për ta mbizotëruar fatin është e mundshme vetëm poqese e duron”) dhe vetia e tij kryesore është kryerja e detyrave ndaj zotërave, atdheut, famil jes, miqëve dhe besnikëria ndaj obligiemeve të marra, do të thotë ajo që latinisht thuhet “pietas” dhe që përkthehet jo saktësisht me fjalën “përshpirtëni”. Në krahasim me heronjët e vrullshëm të Homerit Enea i Vergjilit është tejet i virtytshëm, prandaj disi edhe i librit. Vergjili me siguri ka dashur t’ua paraqesë edhe si shembull romakëve të atëhershëm. Kjo kursesi nuk ia zvogëlon madhësinë Enesë, njësoj si edhe pasaktësitë e imta dhe kundërthëniet, të cilat Vergjili nuk ka pasur sukses t’i mënjanojë. (Ka vdekur në vitin 19 para e.s. në moshën 50 vjeçare, pasi që dhjetë vjet ka punuar në Eneidë, të cilës donte t’ia kushtonte edhe tri vjet. Para vdekjes urdhëroi që “këngët e paspastruara” të digjen, por miqtë e tij me urdhërin e prerë të Augustit i botuan.

Që nga Homeri e deri te Vergjili fati i Enesë është trajtuar shumë herë. Kuptohet, çdo here ndryshe. I pari që e përmend largimin e tij nga Troja ishte poeti Steziko (shek.VII-VI para e.s.), ndërsa ardhjen etij në Itali historiani Helaniku (shek. V-IV para e.s). I pari prej autorëve romakë për të shkruar, sa na është e njohur, Gnej Neveu në epin historik Lufta punike (në gjysmën e dytë të shak. III para e.s.), dhe pastaj Kvint Eni në Analet (në fillim të shek. II para e.s.), historiani Tit Livi në hyrje të vepërs Prej themelimii të Qytetit (në fillim ë shek. I të e.s.) dhe të tjerët. Mirëpo, të gjitha këto trajtime janë të zbeta përballë shkëlqimit të veprës së Vergjilit. Enea jeton deri më sot në ndërdijen e njerëzimit si hero i këngës, e cila konsiderohet me të drejtë si kulminacion i poezisë epike romake – veprës e cila në kohën antike ka qenë aq e dashur sa që do të mund të rekonstruktohej tërësisht nga citatet dhe “fjalëve Spirituoze” të marra.

The Meeting of Dido and Aeneas exhibited 1766 Sir Nathaniel Dance-Holland 1735-1811 Purchased with assistance from the Art Fund 1993 http://www.tate.org.uk/art/work/T06736



Pamjet e jetës së Enesë janë ruajtur në një numër të madh të veprave artistike antike. Piktura në vaza ku Enea e nxjerr babën Ankizin nga Troja në flakë ka gjithsej 49 sosh. Pjesa më e madhe është e shek. VI para e.s., ndër. sa disa nga fundi i shek. VII para e.s., sot gjenden në nja njëzet muzeume botërore. Shtatë piktura në vaza Enea në luftë me Diomedin gjenden në muzeumet e Athinës, Berlinit, Kopenhagës dhe gjetiu. Dy piktura në vaza Enea në betejë me Ajantin gjenden në Muzeumin Shtetëror të Berlinit dhe në Muzeumin Mbretëror të Brukselit. Shtator më të lashta të cilat e paraqesin Enenë janë të artistëve etrurë. Ndër më të lashtat janë një grup jo i madh Enea me Ankizin përafërsisht nga kalimi prej shek. VI dhe V para e.s. Prej veprave figurative romake me vlerë më të madhe janë ilustrimet e Eneidës me të ashtuquajturin Dorëshkrimin e Vatikanit (Codex Vaticanus 3225) nga shak. IV-V i e.s. Këto janë ilustrimet më të vjetra të librit në përgjithësi. Me Enenë, ç’është për t’u befasuar, ndeshemi edhe në pikturën e Rafaelit që paraqet Zjarrin e Borgos (në Vatikan). Prej pikturave më të reja veçmas janë të njohura – Enea në Delos e Claude Lorraineit (Klod Lorenlt) në Galerinë Kombëtare të Londrës, Venera ia jep armët Enesë e James Thornhillit (Xhems Thorënhilit) dhe Enea me Sibilen e JM.W. Turnerit (J.M.V. Tarnerit), të dyja në Tate Galery në Londër. Ansambli më i famshëm është padyshim ai i Berninit Enea e shpëton Ankisin dhe Askanin nga Troja në flakë. E ka bërë kur ishte në moshën 15 vjeçare, në vitin 1613 (Ansambli sot gjendet në Villa Borghelse në Romë). Në Galerinë Kombëtare në Pragë gjendet piktura Enea dhe Didona e Karl Skretes (Karl Shkreta) përafërsisht e vitit 1670. Operen Enea dhe Didona e komponoi në vitin 1688-1689 Henry Purcell. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here