Marrë nga Encikloepdia Britannica

Skënderbeu, i lindur si Gjergj Kastrioti, (lindi në 1405, në Shqipërinë Veriore-vdiq, 17 janar, Lezhë), është heroi kombëtar i shqiptarëve.

Biri i Gjon Kastriotit, princi i Ematisë, Gjergji fillimisht iu dha peng sulltanit turk. U konvertua në Islam, dhe u edukua në Edirne Turqi, atij iu dha emri Iskander – në nder të Aleksandrit të Madh – dhe mori gradën e beut (duke u bërë kështu Skënderbe) nga Sulltan Murati II.

Gjatë disfatës së turqve në Nish (1443), në Serbi, Skënderbeu e braktisi shërbimin turk dhe iu bashkua bashkëatdhetarëve të tij shqiptarë kundër forcave të Islamit. Ai përqafoi krishtërimin, rimori posedimet e familjes së tij, dhe në 1444 organizoi një lidhje me princërit shqiptarë, mbi të cilën ai u shpall komandant i përgjithshëm.

Në periudhën 1444-1466 ai me efikasitet dërrmoi 13 invasione turke, rezistenca e tij e suksesshme ndaj ushtrive të Muratit II në 1450 e bëri një hero në të gjithë botën perëndimore. Përgjatë viteve ai mori disa mbështetje nga Napoli, Venediku, dhe papati dhe u emërua nga Papa Kaliksti II kapiten gjeneral i shërbimit papnor*.

Në 1463 ai siguroi një aleancë me Venedikun që e ndihmoi të lëshonte një ofensivë kundër turqve. Deri në fund të jetës së tij ai i rezistoi me suksess invasioneve turke. Pak vjet pas vdekjes së tij, bastioni i tij Kruja ra (1478), dhe Shqipëria kaloi në shumë shekuj të errët nën sundimin turk.Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here