..vijon nga pjesa e parë
Ambasadori Otoman i cili nga Kruja udhëtoi me një galerë të Admiralit Loreto drejt Venedikut, vdiq papritur duke lenë negociatat në mes por që për rëndësinë e tyre nuk mund të vonoheshin më tej. Për këtë arsye Sinjoria dërgon Ambasadorin Malpiero i cili duke udhëtuar nëpërmjet Via Egnatia mbërrin në kampin e Sulltanit, i vendosur diku afër Kusendilit. Në këtë takim ai mëson se tashmë Sulltan Mehmeti kërkon jo vetem dorëzimin e Krujes por edhe Shkodrës, Drishtit dhe Lezhës.
Admirali Venedikas i pa fuqishem per te negociuar me Sulltanin per kerkesat e reja rikthehet prane Flotës së pozicionuar në Adriatik duke pritur. Pasi Mehmeti merr Krujën dhe i drejtohet Shkodrës, Malpiero rikthehet në brigjet shqiptare dhe mbrrin në Shkodër menjëherënëpërmjet Bunës për të mbrritur në Kampin e Sulltanit vetëm disa ditë përpara se trupat e kalorsisë së lehtë të Mihal Oglu Ali Bej dhe Davud Pasha Shqiptarit të mbërrinin në fshatrat aty pranë.
Mbërritja e Malpieros në Shkodër dhe takimi me Sulltanin janë përshkruar nga disa burime të kohës por negociatat mes tyre nuk dihen. A sillte valle Malpiero një propozim të ri për Sulltanin? Robi Italian Gian Maria Angiollelloi cili ishte nje funksionar i rendesishem prane Mehmetit ka lene deshmite e tija ne “Kroniken”, ku flet edhe per kete takim.
“Malpiero erdhi me nje galere te shpejte ne Bune dhe zbriti ne nje vend te quajtur San Celso. Ai dergoi Sekretarin e tij Manentite shoqeruar nga 40 kalores otomane tek Cadra e Sulltanit”
Nga ky takim ka mbetur vetem nje dokument i prodhur nga Sekretari Manenti per Sinjorine derguar me 27 Gusht duke raportuar per deshtimin e Misionit per shpetimin e Shkodres. Manenti u kthye ne Venedik ndersa Admirali prane flotes duke ju afruar Lezhes e cila ishte gjithashtu e rrethuar.
Në mënyrë kronologjike mund të ndjekim ngjarjen si më poshtë:
Mehmeti i çliruar nga presioni i Uzun Hasanit të Grigjës së Bardhë përgatit ekspeditën ndaj Arbërisë.
Venedikasit tentojnë një paqe me kushte të vështira për ta por Mehmeti vazhdon marshimin
Mehmeti nëpërmjet Via Egnatia-s mbërrin në Krujë ku merr pjesë personalisht në dorëzimin e saj nga Venecianët më 15 Qershor 1478 (15.RI.883)
Në 2 Korrik ai e zhvendos kampin e tij në brigjet e Bunës ku pret emisarët e Dozhës Venedikas (Malpieron dhe sekretarin e tij Manenti) të cilët i kishte pritur disa javë më parë në kampin e tij në Manastir
Në 5 Korrik shkruan letrën e cila dërgohet nën mbikqyrjen e besnikut të tij Mevlana Murat Celebi për sundimtarët Lindorë të cilët po ndiqnin me vëmendje fushatën e Mehmetit në Ballkan, ku deklaron rënien e Shkodrës. Pasi tenton edhe nje sulm te pergjithshem mbi Keshtjellen Mehmeti le rrethimin ne 8 Shtator duke u kthyer ne Stamboll.
Kronologjia e Fathname në Persisht nuk lë dyshim mbi datën e nënshkrimit të saj nga Mehmeti II nën muret e Shkodrës. Por Burimet Venedikase janë të pagabueshme mbi datën e rënies së Shkodrës si 4 Janar i 1479.
Çfarë ka ndodhur midis kohës kur Mehmeti deklaron pushtimin e Shkodrës dhe datës zyrtare të braktisjes së saj nga banorët shkodranë?
Burimet vendikase dhe kronika e Barletit hedhin dritë mbi përpjekjet e mëdha të Shkodranëve dhe garnizonit Venecian në mbrojtjen e Shkodrës. Jo vetëm garnizioni i kalasë por e gjithë popullsia e Shkodrës, përfshirë edhe gratë, morën pjesë në betejat e përgjakshme.
Frati Domenikan Bartolomeu i Epirit, Gjon Kapistrano dhe komandanti i kavalerisë Nikollë Moneta, udhëhoqën disa sulme jashtë Kalasë duke rritur shpresat e mbrojtësve për një çlirim të mundshëm. Por duket se Mehmeti i II lajmëronte marrjen e kësaj Kështjellë 7 muaj përpara se mbrojtësit të braktisnin Fortesën.
A mos vallë Ambasadori Malpiero i cili e kishte takuar Sulltanin në bregun e Bunës kishte pranuar në fshehtësi kapitullimin e Shkodrës?
Në se ky dokument i rrallë do të merret si një dokument autentik i dalë nga kancelaria e Mehmetit, atëherë duket se një marrvëshje e fshehtë ishte nënshkruar midis tij dhe Sinjorisë venedikase nëpërmjet Admiralit Malpiero. Nëse kjo është e vërtetë, sakrificat e mbrojtësve të Fortesës të kenë qenë një përpjekje e dëshpëruar e Venedikasve për të krijuar një iluzion të rremë për mbrojtjen e Shkodrës, duke e sakrifikuar këtë të fundit për interesat tregtare në Lindje. /njekomb.org /InforCulture.info