6.1 C
Pristina
Friday, March 5, 2021
Home LETËRSI “Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision”. Këshillat e Eqerem Çabejit për...

“Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision”. Këshillat e Eqerem Çabejit për mësuesit

Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.

Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shëmbullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekesh njeriun.

Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.

Mos jini kategorikë.

Gjithcka shikojeni me sy kritik.

Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.

Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta. Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.

Mos bëni asnjë punë shkel e shko.

Mos filloni të shkruani dicka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.

Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.

Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.

Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kryesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

380 TË SHËRUAR DHE 564 RASTE ME COVID-19!

380 TË SHËRUAR DHE 564 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Anglisë i shtohet një tjetër variant i ri i virusit në listën e vëzhgimit

Shkencëtarët kanë identifikuar 16 raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit, në Angli.Shëndeti publik në Angli...

Pse në mëngjes kemi më pak kliogramë?

Nëse jeni peshuar në mëngjes me siguri keni vënë re se peshoni më pak se pesha juaj normale. Pastaj në mbrëmje, nëse...

Si arriti Çerçiz Topulli me vetëm 11 komitë të shpartallojë taborin turk

Çeta e Çerçiz Topullit ka qenë ajo që ka pasur pak vet, por ata që kanë qenë, ishin trima. Pas vrasjes së...

Recent Comments