Ka një emër të çuditshëm. Njihet si kokoçeli, ose si lule ciani ose gjerësisht si lulekine. Lulekina është shumë e njohur edhe në Shqipëri, madje kohët e fundit ka nisur të kultivohet edhe nga ago-përpunues, të cilët operojnë në tregun e bimëve medicinale.

Zakonisht në fusha shoqëron thekrën, tërshërën dhe grurin. Gjendet në zonat e Shqipërisë me lartësi mbi 500 metra mbi nivelin e detit.

Lulekina ka një ngjyrë blu të ndezur dhe mjaft të bukur, që e bën atë mjaft tërheqëse. Ajo i përket familjes botanike të margaritave dhe rritet gjatë gjithë vitit.

Në Shqipëri nuk janë të paktë kultivuesit e Lulekinës. Kjo bimë kultivohet në kushte natyrore sidomos në zonën e Pogradecit dhe veçanërisht në Lin, në një nga fshatrat më interesantë të vendit.

Kultivuesit shqiptarë arrijnë që secili të marrë një prodhim prej rreth 100 kilogram të kësaj bime mjekësore në vit, të cilën më pas e tregëtojnë tek grumbulluesit me çmime nga 170-200 Lekë për kilogram.

Bima e lulekinës kërkon një tokë të kulluar mirë, por mund të rritet edhe në kopshte apo bahçe. Bima preferon diellin në vend të hijes dhe ka nevojë për ujitje mesatare ditore.

Farat e lules mund të mbillen një gisht nën tokë dhe do të çelin pas një ose dy javësh.

Mënyrat e përdorimit

Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Shija e tyre është pak pikante por e ëmbël dhe ka një ngjashmëri me lule karafilin.

Filizat e lules janë gjithashtu të ngrënshme, së bashku me lulkat e vogla që shoqërohen me perime ose si zbukurim të pjatës.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Këto lule janë përdorur tradicionalisht për kura të ndryshme mjekësore të mos tretjes, çrregullimeve të veshkave, fshikëzës dhe mëlçisë. Lulekina përdoret edhe për larjen dhe pastrimin e plagëve.

Ajo trajton gjithashtu sëmundje të ndryshme të gojës dhe konstipacionit.

Bazuar në burimet e AgroWeb.org, ajo ndihmon me trajtimin e infeksioneve dhe trajtimin e infeksioneve të syve.

Lulja e cianit ka antioksidantë dhe veti antibakteriale që e bëjnë atë të jetë efektive ndaj lëkurës së irrituar dhe inflamacionit. Lulja e cianit përdoret edhe në produktet e flokëve.

Petalet e luleve lëshojnë një ngjyrë të errët blu që përdoret për të ngjyrosur rrobat. Ato përdoren edhe në formën e tyre të thatë për dekorime të ndryshme.

Vajrat e nxjerrë nga lule ciani përdoren për kujdesin e lëkurës. Vajrat kanë vlera anti-inflamatore për të qetësuar lëkurën.

E vërteta është që vaji i lules së kinës ka ndikime të ngjashme si vaji esencial i kamomilit. Lulekinat e thata gjenden në farmacitë bujqësore si edhe në pikat e grumbullimit të bimëve medicinale.

Si çdo bimë e rritur lëndinave, edhe lulja e cianit ka hasur shumë vështirësi si pasojë e përdorimit në rritje të fertilizuesve dhe pesticideve. Industrializimi i bujqësisë, shkatërrimi i fushave dhe kullotave janë disa prej arsyeve përse kjo bimë po zhduket dalëngadalë. /AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here