Ju mund të përdorni shishet e qelqit që keni në shtëpi për të krijuar këto vazo lulesh.
Gjë e parë që duhet bërë është të vendosni çfarë ngjyre i doni vazot. Ju mund t’i bëni njëngjyrëshe ose me ngjyra të ndryshme.
Hapi i radhës është të përziejmë në një tas ngjyrat që dëshirojmë. Unë kam përdorur bojëra uji, por ju mund të përdorni edhe bojë muri nëse dëshironi.
Hollojeni bojën me pak ujë dhe me anë të një shiringe hidheni brenda shishes. Shishet e mëdha kanë nevojë për 80 deri në 100 ml bojë për ta mbuluar komplet hapësirën. Tundeni shishen në mënyrë që të lyen të gjithë qoshet. Pasi mbaroni vendosini shishet me kokë poshtë në lavaman ose në një vend me peceta higjienike poshtë në mënyrë që të kullojnë. Por ne nuk mund të vendosim direkt ujin në vazo, është e nevojshme të përdoren tuba plastike( që i gjeni në dyqane lulesh).
Për të dekoruar vazot mund të përdorni Margarita ose çfarë lule të dëshironi. Kështu ju sillni pranverën në shtëpinë tuaj. Gjithashtu kjo mund të jetë një dhuratë ideale.