6.1 C
Pristina
Saturday, June 19, 2021
Home KËSHILLA Çaji i lëkurës së patateve me vlera të mëdha për organizmin

Çaji i lëkurës së patateve me vlera të mëdha për organizmin

Patatja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.

Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.

Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave.

Ky lëng rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak.

Në lajmin më poshtë do të mësoni si të përdorni lëngun e lëkurave të patateve për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër gurëve në veshka.

Përgatitja e lëngut të lëkurave të patateve dhe përdorimet e tij
Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë.

Mjafton t’i vendosni lëkurat disa patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta.

Ky lëng mund të konsumohet si çaj për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe enjtjeve të gjymtyrëve.

Për këtë qëllim, ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy gotave me çaj në ditë.

Lëngun e patateve mund ta përdorni edhe kundër gurëve në veshka

Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe më pas futini në një enë të thellë ku duhet t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës.

Sa herë ta konsumoni
Të nesërmen, hiqini nga uji ndërsa lëngun pijeni tre herë gjatë ditës.

Patatet kanë efekt diuretik që do të thotë se përshpejtojnë nxjerrjen e toksinave nëpërmjet urinës.

Kësisoj ato do të eliminojnë ose parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Lëngun e lëkurave të patates mund ta përdorni në gatime të ndryshme.

Këtu përfshihet: përgatitja e supave dhe gjellrave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave.

Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë.

Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin./Mapo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Përdorimi i Plisit gjatë mijëvjeçarëve dhe interpretimet tona

Brahim Ibish AVDYLI Mjaftë historianë të Evropës si kontinent dhe të botës së gjërë i thurin vetë mendimet e ndryshme,...

Lufta e Parë Ballkanike, masakrat serbe në Dibër, 1913, raport zyrtar paraqitur Fuqive të Medha

Lufta e Parë Ballkanike filloi në tetor të vitit 1912. Serbia përparoi duke e shfrytëzuar vakumin e lënë nga thërrmimi i përandorisë...

142 vite nga lindja e Luigj Gurakuqit

PERSONALITET I SHQUAR LËVIZJES ATDHETARE Luigj Gurakuqi ka qenë njëri ndër personalitetet kryesore të Lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike....

Harta e sigluar nga Papa Klementi, ku Kruja cilësohet “Atdheu i Skënderbeut”

Armand Plaka Një hartë shumë interesante, e sigluar në vitin 1689 nga Papa Klementi XI me origjinë shqiptare (Gjon...

Recent Comments