Kapelja me të cilën identifkohen shqiptarët, plisi, është trashëguar që nga kohët pellazgo-ilire. Për qindra vjet, me kapelën e bardhë mbi krye shqiptarët janë dalluar nga të tjerët. Shumë historianë e shpjegojnë faktin se plisi ka pasur rol të dyfisht dhe është parë si diçka më shumë se thjesht një kapelë.
Plisi, kjo kapelë që e shihni çdo ditë e më rrallë mbi kokat e gjyshërve, vazhdon të këtë rëndësi të veçantë dhe simbolika e tij nuk është zbehur. Megjithatë, Plisi ka edhe disa karakteristika të cilat ndoshta nuk i keni ditur!
dua.com
Plisi duhet të ruhet gjithmonë i bardhë, sikur nderi
Për shqiptarët, përveç përdorimit praktik, plisi shpreh edhe krenarinë kombëtare.
Dikur është përdorur per tu mbrojtur nga të ftohtit, shiu e dielli i fortë.
Mirëpo, plisi shpreh edhe krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale si dhe ndershmërinë e popullit tonë.
Të moshuarit, që e kanë bartur qysh nga mosha e fëmijërisë theksojnë faktin se pavarësisht rrethanave, një burrë shqiptar duhet të jetë i kujdeshëm që plisi mbi kokën e tij të jetë gjithmonë i bardhë.
Edhe në rastet kur nuk mund të blihet një i ri, ai duhet të pastrohet në mënyrë konstante.
Bardhësia shkon përtej simbolit të pastërtisë, sepse tregon edhe ndershmërinë e burrit shqiptar.
Një kapele me shumë emra
Ka mundësi që kur flisni për plisin përdorni fjalë të tjera si kësulë, qylah, qylaf, qeleshe, kapicë etj. Secili nga emërtimet varion nga cila krahinë e trojeve shqiptare vini. Megithatë, emërtimi kryesor, ‘Plis’ rrjedh nga gjuha e vjetër greke “pilos”, që do të thotë kapelë e zbrazët apo boshe.
Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe fjala plis ka kuptimin e një cope jo të endur, por që bëhet me lesh të shkelur mirë dhe të larë disa herë me sapun.
Punimi i plisit, art më vete
Qeleshepunues quhen të giithë ata zejtarë që merren me punmin e plisit. Duke filluar që nga leshi që quhet cohë, e deri në formën finale, atë të kapelës së rrumbullakët. Dikur çdo çarshi e çdo qyteti shqiptar kishte të paktën një të tillë, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar.
Punëtorët e dyqaneve të qeleshepunuesve hasën çdo ditë e më rrallë. Këtë zejtari vazhdojnë ta ruajnë vetëm ata që e kanë traditë familjare.
Si proces, punimi i plisit nuk është aspak i lehtë. Ai nis nga tjerrja e leshit, pastrimi me sapunë e deri të formësimi final. Është një punë që kërkon edhe forcë fizike por edhe përkushim deri në detaj.
Arenat sportive, e ardhmja dhe plisi
Ndonëse çdo ditë e më pak e shohim tek burrat shqiptarë në përditshmëri, plisin apo qeleshen e shohim sa herë ka ndeshje sportive.
Tifozët kuqezi nja njëra anë në Shqipëri dhe Dardanët nga ana tjetër në Kosovë, në çdo ndeshje sportive, zbardhin stadiumet me plisat e tyre në kokë.
Edhe tifozëria lokale e klubeve sportive të Prishtinës që prej disa vitesh funksionon me emrin Plisat. Me plisin, ata identifikohen edhe kur i ndjekin përfaqësueset tona sportive në paraqitjet e tyre jashtë vendit. Kapelja e bardhë shërben si simbol identifikimi për Shqiptarët kudo që përdoret.