Monedhat e Perandorisë Osmane, në ikonografinë dhe peshën e tyre, në krahasim me monedhat perëndimore të periudhave të mëparshme historike, dallojnë nga disa veçori, shpjegon Banka e Shqipërisë.

Së pari, në asnjë nga monedhat otomane nuk është paraqitur portreti i sulltanëve apo figura e ndonjë kafshe. Kjo për arsye se një paraqitje e tillë ndalohej kategorikisht në fenë islame.

Në vend të portretit, në monedha vendosej vula e Sulltanit, që ndryshe njihet me emrin “Tugra”. Secili sulltan në çdo tip të monedhës që pret, ka firmën, “Tugrën” e tij kriptografike, vitin e prerjes së monedhës dhe mbishkrimin e fuqisë dhe lavdisë së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here