Categories: KËSHILLA

Si të përgatisni vazelinë 100% natyrale në kushte shtëpie

Vazelina nuk është aspak e panjohur për femrat. Shumë prej jush me siguri keni dëgjuar të flitet për të nga mamatë ose gjyshet, të cilat në mungesë të shumëllojshmërisë së produkteve kozmetike përdornin vazelinën për thuajse gjithçka që lidhej me mirëmbajtjen e fytyrës dhe trupit. Në Living ju kemi informuar gjithmonë për vlerat e saj por sot do ju sjellim një recetë të gjyshes se si të përgatisni vazelinë 100% natyrale në kushte shtëpie.

Nëse keni dyshime për cilësinë e vazelinës që gjendet në farmaci ose supermarket, kjo recetë është ajo që ju duhet.
Përbërësit që ju nevojiten:
-3 lugë gjelle vaj kokosi
-3 lugë gjelle vaj ulliri
-3 lugë gjelle dyll blete
-6 pika vaj esencial të pemës së çajiit ose menteje
Përgatitja: Në një enë të pastër ngrohni në temperaturë të ulët vajin e kokosit dhe dyllin e bletës. Pasi të dy përbërësit të jenë bashkuar plotësisht, hiqni enën nga zjarri, shtoni vajin e ullirit dhe përziejini me anë të një rrahëseje elektrike derisa masa të bëhet e shkrifët. Më pas shtoni vajin esencial të pemës së çajit ose vajin e mentes. Shtoni përzierjen në një vazo prej qelqi dhe ruajeni në temperaturën e dhomës ose tek dera e frigoriferit. Kjo lloj vazeline mund të qëndrojë pa u prishur nga 8-10 muaj. Mund ta përdorni sipas dëshirës dhe nevojës pa patur kurrfarë dyshimi për cilësinë e saj.

In For Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

7 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

7 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

8 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

8 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

8 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

8 hours ago