Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

“Moj e bukura More”, kënga magjike pas së cilës fshihet një histori e dhimbshme

Të gjithë e kemi dëgjuar këngën “Moj e bukura More”, një ndër lirikat më të bukura të shkruara ndonjëherë për atdheun.

Por pas këtyre vargjeve fshihet një histori e rrallë, e trishtë dhe e shprehur aq bukur sa rrallë herë mund të haset në këngët e asaj kohe.

Në shekullin XVI, një pjesë e banorëve të trojeve arbërore u detyruan të largoheshin nga aty drejt bregut tjetër të Adriatikut duke kërkuar atje paqen dhe lumturinë që në trojet e tyre pushtuesi turk po ia mohonte.

Ata vinin nga Veriu dhe Jugu, nga Lindja dhe Perëndimi, nga fushat e malet e atyre trojeve me një bukuri të rrallë dhe shumë të lakmueshme dhe, veç të tjerash, bashkoheshin edhe në dhimbjen për lënien e atdheut.

Vuajtjet e përjetuara gjatë kësaj vale emigrimi përshkruhen më së miri në kronikat e kohës. Papa Piu II i shkruante Dukës së Burgonjës, Filipit: “Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre që rrinë anës detit e ngrenë në qiell duart. Qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh.”

Në këtë dhimbje, duke kaluar ditët në vendet larg atdheut, nga shpirti i arbërve që u larguan nga Moreja, lindi një ndër elegjitë më të bukura, lirikat më të ndjeshme të shprehura në disa vargje të magjishme.

“Moj e bukura More” mbetet edhe sot si lajtmotivi i dhimbjes shqiptare ndër shekuj, kur ata, të detyruar, i kthyen atdheut shpinën, por në të lanë zemrën.

Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek:

Moj e bukura More,
si të lash e më s’të pash!
Si të lash, si të lash,
siç të gjeta ngë të lash!
Atje kam unë zotin At’,
atje kam unë zonjën Mëmë,
atje kam dhe tim vëlla,
gjithë mbuluar,
të gjithë mbuluar,
të gjithë mbuluar nën dhe!
Ah e bukura More!

In For Culture

Recent Posts

Keni pyetur pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha? Ja përgjigjia

Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe? Ngjyra e…

9 hours ago

E habitshme, ja pse nuk duhet të pini ujë në këmbë

Çdo ditë trupi humb sasi të madhe uji, prandaj është shumë me rëndësi që uji…

9 hours ago

Kur Musolinit i ngeci makina në baltë në Shqipëri (Foto)

Media greke “iEllada.gr” ka postuar disa fotografi të rralla të Benito Musolinit, gjatë vizitës së…

9 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten? Ja pse bilardoja është jeshile, topat e tenisit të verdhë e tapeti i ceremonive i kuq!

A keni pyetur ndonjëherë veten, se pse uniformat e mjekëve janë të bardha dhe ato…

9 hours ago

Janë vetëm dy shtete në botë që nuk shesin Coca-Cola, kjo është arsyeja!

Koreja e Veriut dhe Kuba janë vendet e vetme që nuk mund të blini Coca-Cola.…

10 hours ago

Imazhi i imagjinuar i Skenderbeut

Imazhi i imagjinuar i SkenderbeutPor, një ditë në studion e Pakalit shkoi Lasgush Poradeci për…

10 hours ago