Policia e Shtetit nisi në orët e para të mëngjesit tw sotëm shembjen e Teatrit Kombëtar, i konsideruar si pjesë e trashëgimisë kulturore europiane nga Forumi ” Europa Nostra” dhe një nga 7 objektet e rrezikuara të marra në mbrojtje prej tij.
Qytetarë të Tiranës dhe mbështetës të opozitës jashtë parlamentare po protestojnë kundër shembjes dhe përplasen me forcat e shumta policore ne mjediset rreth Teatrit Kombëtar.
Para mbrritjes së mjeteve të rënda “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, iu drejtua faktorit ndërkombëtar të pranishën në Tiranë, delegacionit të BE, ambasadorëve të vendeve të tij të akredituar në Shqipëri dhe Presidentit Meta të ndalonin shembjen.
Teatri Kombëtar u ndërtua nga arkitektë italianë dhe u inaguria ne vitin 1938, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë. Artistët kërkonin rinovimin e tij dhe ruajtjen e ndërtesës si pjesë e trashëgimisë dhe traditës kulturore të Shqipërisë.
Shembja e Teatrit Kombëtar erdhi pas vendimit të Qeverisë për ta kaluar administrimin e tij nga Ministri ae Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Protesta vazhdon me thirrje për rrëzimin e qeveriseë Rama dhe parullën “Poshtë Diktatura”