Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

CIA: Masat e regjimit komunist për rritjen e popullatës

Në gusht të vitit 1971, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) do të publikonte një nga raportet më përmbledhëse për Shqipërinë, një lloj almanaku që mëtonte të jepte një pasqyrë për vendin më të izoluar prapa ‘Perdes së Hekurt’.

Qysh në fillim të raportit thuhet se ky publikim i Inteligjencës Kombëtare nuk mund t’u tregohej përfaqësuesve të ndonjë qeverie të huaj pa një autorizim të drejtorit të Inteligjencës Qendrore.

Një nga pjesët që befason më tepër është rritja enorme e popullatës në Shqipëri brenda një dhjetëvjeçari (1960-1971).

“Popullata e Shqipërisë më 2 tetor 1960, data e regjistrimit më të ri, ishte 1.626.315. Me 1 janar 1971 popullata vlerësohej prej Byrosë së Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara të kishte arritur 2.154.000, duke pasqyruar një mesatare të rritjes vjetore prej 2.8% – më e larta në Evropë dhe e lidhur me vendet më pak të zhvilluara joevropiane”, thuhet në këtë raport.

“Popullata është thelbësisht homogjene – mbi 96% janë shqiptarë etnikë. Pakica më e madhe përbëhet prej afro 40-50 mijë grekë etnikë (mbase 3%), me vllehë, bullgarë, serbë dhe romë që përbëjnë kusurin”.

Në raport jepen edhe të dhëna të tjera, si fakti që me një sipërfaqe prej 11.100 miljesh katrorë, Shqipëria vlerësohej se kishte dëndësi të popullsisë prej 194 personash për një milje katrorë.

Në kapitullin ‘Politikat e popullsisë dhe trendet”, raporti përshkruan masat që ndërmerrte regjimi komunist për rritjen e popullatës përmes subvencioneve dhe lehtësive që krijoheshin për nënat.

“Edhe pse regjimi nuk ka arritur të sigurojë më shumë sesa gjërat e nevojshme për jetë, ai promovon rritjen e popullatës përmes inkurajimit të shkallës së lartë të lindjeve dhe ndalimit të emigrimit, i cili në të kaluarën ka qenë i madh për shkak të varfërisë së vendit. Siç bëjnë edhe regjimet e tjera, shqiptarët vendosin siguri të madhe për mbështetjen e brezave të rinj që janë rritur vetëm në komunizëm”.

Materniteti dhe përfitimet për kujdesin ndaj fëmijëve – shkruan më tej raporti – u takojnë të gjithë qytetareve femra.

“Përfitimet përfshijnë përfitime prej 280 lek (5 lek i barabartë me 1 dollar amerikan) për çdo foshnjë (edhe për nënat e pamartuara), leja e maternitetit deri në 98 ditë dhe pushim i hershëm. Nënat punëtore që kanë lindur dhe rritur 6 fëmijë deri në 8 vjet mund të pranojnë një pension në moshën 50 vjeçare (5 vite më herët), pasi kanë punuar një minimum prej 15 deri në 20 vjet. Kopshtet e fëmijëve dhe çerdhet janë ngritur për fëmijët e nënave punëtore, dhe pushime janë të rezervuara për nënat me fëmijë në gji. Pagesa të pjeshme (deri në 10 ditë përgjatë një periudhe 3 mujore) jepen edhe për nënat që kujdesën për fëmijë të sëmurë nën moshën 2-vjeçare”. /konica.al

InFor. Culture

Recent Posts

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

45 mins ago

Para Vlorës, flamuri i pavarësisë u valëvit… ku?

Pak orë, na ndajnë nga festa e madhe e pavarësisë së Shqipërisë.  Teksa qyteti i…

1 hour ago

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm…

1 hour ago

​Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe: Përbërësit e fshehtë i kemi të gjithë në shtëpi

Dhimbjet e kokës shpesh nuk shkaktohen nga sëmundje, por nga patogjenë që janë pjesë e…

1 hour ago

Mësoni vitaminat që ju mbrojnë nga COVID-19

Marrja e vitaminave është një nga mënyrat më të  mira për të luftuar çfarëdolloj sëmundjeje.…

2 hours ago

Spastrimi etnik ndaj shqiptarëve të Follolinës dhe Prespës me ndihmën e ushtrisë franceze (Foto)

Fotografitë e sjellura më poshtë tregojnë historinë e dhimbshme të spastrimit etnik të shqiptarëve të…

4 hours ago