Karikaturë shqiptare e vitit 1913 që tregon Shqipërinë si grua duke u mbrojtur prej egërsirave që personifikojnë vendet fqinje të cilat kërkonin të ndanin Shqipërinë. /InforCulture.info

Karikatura ishte realizuar nga ambasadori amerikan George Williams, në vitin 1913 dhe kishte bërë xhiron në për botë atë kohë duke u botuar në Amerikë, Francë, Rumani etj.

Shqipëria paraqitet si një femër e bukur e veshur me xhubletë e opinga, me gërsheta të gjatë, që në njërën dorë mban një shpatë, në tjetrën një kobure, drejtuar përkatësisht “Grekut”, i personifikuar si një leopard ngritur mbi dy këmbë, duke kafshuar shpatën dhe Malit të Zi, paraqitur si një majmun i zi. Rrotulluar nëpër këmbë është një gjarpër, pranë të cilit lexohet “Serbi’’. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here