Në një botë të distancimit social, nuk do të thotë se duhet të mos jemi social.
Aplikacionet e video bisedave kanë pasur popullaritetin më të madh gjatë dy muajve të fundit, ndërsa njerëzit në të gjithë botën, janë mbyllur në komoditetin e shtëpive të tyre, si pasojë e situatës me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Këto aplikacione ofrojnë mundësi shumë të mira për t’ju parë fytyrat miqve dhe më të dashurve tuaj, si dhe shumë mënyra tjera atraktive për të dalë sa më mirësi nga situata e krijuar. Për fat të keq, ka shumë opsione për komunikime virtuale, mirëpo asnjë prej tyre nuk është e përkryer.
Gjithmonë ka një afat kohor, një kufi për përdorimin e dhomave të ndara, kosto të fshehura ose çështje të privatësisë të llojeve të ndryshme.
Nëse ju dhe miqtë apo kolegët e juaj, jeni duke pasur probleme se cilin aplikacion ta zgjidhni, Zoom, Google Meet, dhe Facebook Messenger Rooms, që janë tri nga aplikacionet më të mira, në mes të cilave mund të zgjidhni.
Zoom
Deri më tani, askush nuk ka përfituar më shumë nga kjo pandemi se sa Zoom, që është rritur në masën më të madhe të mundshme.
Shumë pak njerëz kanë ditur deri para dy muajsh për Zoom, por me mbylljen e përgjithshme, shumë njerëz i janë drejtuar këtij aplikacione, që ofron video konferenca falas si dhe me pagesë.
Megjithëse është mjaft efikas dhe mund të zë deri në 100 njerëz në të njëjtën kohë, ka limit prej 40 sekondash. Biseda mund të rifillohet, por kjo është mjaft e bezdisshme, ndërsa për 15 dollarë në muaj, biseda është pa limit.
Por, rritja e shpejtë në popullaritet në Zoom, ka bërë që të vërehen mangësitë e platformës, shumë herë ky aplikacion ka rënë pre e hakerëve, që kanë arritur të vjedhin të dhëna personale të përdoruesve, si dhe të tjerë që e kanë shfrytëzuar si lojë, vetëm që të ndërprenë biseda.
Google Meet
Të interesuarit për sistem shumë më të sofistikuar të bisedimeve, Duhet të mbështeten në Google.
Deri më tani, dihej për Google Hangouts, ndërsa tani është edhe Google Meet, që ishte krijuar për biseda biznesi dhe edukimi, por tani Google e ka shpërndarë falas për të gjithë.
Mund të konsiderohet, se është një version i G Suite për ndërmarrje, ndërsa për dallim nga Hangoit që zë vetëm 25 bashkëbisedues, në Google Meet mund të bashkëbisedojnë deri në 100.
Limiti prej 60 minutash, është larguar përkohësisht deri në shtator, ndërsa ofrohen mundësi shtesë, siç është zhdukja e zhurmave të ndryshme te bashkëbiseduesi, si tingulli që lëshojnë tastet e tastierës.
Facebook Messenger Rooms
Sikur mos të mungonin aferat e shkeljes së privatësisë në Facebook, kjo platformë i është bashkuar edhe sistemit të video konferencave.
Muajin e kaluar, është lansuar Facebook Messenger Rooms, për të ndihmuar në këtë lloj komunikimi.
Sikur të gjitha shërbimet tjera të Facebook edhe ky është falas, ndërsa iu mundëson deri 50 personave, që të komunikojnë së bashku.
Pjesë e kësaj platforme, mund të bëhen edhe ata që nuk kanë llogari në Facebook, ndërsa ftesa bëhet vetëm me një URL.
Komunikimi zyrtar nuk është e vetmja gjë që mund të gjendet në Facebook Messenger Rooms, pasi mund të shtohen edhe figura atraktive, si veshtë e lepurit mbi kokë, apo edhe shumë gjëra tjera.
Në përgjithësi, të gjitha këto aplikacione, kanë rrezik të bien pre e hakerëve, andaj të gjithë këshillohen që të bëjnë kujdes kur pranojnë ftesa për bashkëbisedim, të bëjnë fjalëkalime të sigurta dhe të mos ndajnë gjëra të ndjeshme gjatë këtyre bisedave. /Telegrafi/