Categories: KURIOZITETE

Arsyeja e vërtetë pse shumë njerëz i hanë thonjtë

Ngrënia e thonjve është një veprim shumë i përhapur tek fëmijët dhe adoleshentët.

Termi teknik me të cilën përshkruhet ku veprim njihet si onicofagia dhe nuk ka të bëjë vetëm me anën estetike, por edhe me higjienën e gojës.

Sipas psikologëve, fëmijët që hanë thonjtë, e bëjnë për të përballuar stresin. Mund të jetë prej mësimeve, një filmi të frikshëm, ngritjes në mësim, apo situatave të ndryshme tensioni, apo edhe sepse kanë parë dikë të rritur në familje që e bën diçka të tillë.

Sa i takon të rriturve arsyet janë të ndryshme, ku nga studimet e kryera rezulton se personat që i hanë thonjtë janë perfeksionistë dhe kanë pritshmëri të mëdha.

Po ashtu është zbuluar se një veprim i tillë është i trashëguar dhe se kush ka një prind që ha thonjtë, është i prirur që ta bëjë një gjë të tillë.

Por si mund të hiqet dorë nga një zakon i tillë. Si për të rriturit edhe për fëmijët, ndëshkimi nuk shërben për të luftuar problemin dhe as manikyri me shije të shpifur.

Gjithçka ka të bëjë me luftën me veten, ku duhet pasur vullneti dhe vetëdija për të mos e përsëritur një gjë të tillë.

In For Culture

Recent Posts

”Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash.” 10 thënje nga emra të njohur

10 thënje nga emra të njohur botëror që flasin për arritjen drejt suksesit dhe mosdorëzimin…

28 seconds ago

Besa e shqiptarit i mbajti gjallë/ Ja sa hebrenj u shpëtuan në Shqipëri: Populli i rrallë jemi!

Shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë holo kau stit. Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria shpëtoi…

41 mins ago

Tetë shenjat që tregojnë se gjendra tiroide nuk funksionon si duhet

Gjendra e tiroides e gjendur në pjesën e përparme të qafës prodhon hormonet më të rëndësishme…

59 mins ago

Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë

Kolla, veçanërisht kolla e thatë ështe shumë e sikletshme. Ajo është irrituese për fytin. Kolla…

1 hour ago

Pazari i vjetër madhështor ‘alla shkodran’

Pazari i vjetër në Shkodër, në kohën e lulëzimit të tij një sipërfaqe që nxinte…

1 hour ago

Ballit Kombëtar: ”Deklarata e juaj mbi Ballistët, nuk i ka hije një historiani, i cili akuzon pa fakte e pa dokumenta,..”

Balli Kombëtar drejtuar Fan Nolit  Letra e hapur e Ballit Kombëtar drejtuar Fan Nolit, Gazeta…

15 hours ago