Kimikate të rrezikshme gjenden edhe në lëndët në të cilat në përgjithësi nuk i prisni dhe të cilat në mënyrë të fshehtë rrezikojnë shëndetin tuaj
Për këtë gjë, para së gjithash, duhet fajësuar rregullimin e keq të përbërësve të lejuar.
Megjithatë, këtë mund ta përmirësoni, nëse kini kujdes. Për shembull, mjetet toksike për pastrim, mund t’i zëvendësoni me përzierje prodhimesh të sigurta, të cilat me siguri i keni në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Në vazhdim po japim listën e rreziqeve më të njohura:
Mjetet për pastrim
Kimikati i rrezikshëm: 1,4-dioxane
Niveli i rrezikut: 3 (nga 1-5)
Detergjentet heqin njollat, por ato lënë pas kimikate të rrezikshme. Glycol polietilen, PEG, poliokietilen, dhe të gjitha fjalët që përmbajnë “oxynol” ose “ETH”, janë një sinjal se në detergjent ka dioxane.
Poashtu, mjetet kundër mykut të bardhë shpesh përmbajnë formaldehid. Më mirë është të provoni mjete natyrore, me ndihmën e uthullës, vajit apo çajeve.
Përbërësve të tmerrshëm në mjetet për pastrimin e njollave në tepihë shmanguni, duke pastruar me avull dhe me mjete natyrore për pastrim.
Divanet dhe kolltukët më mirë është t’i vishni me material stofi të bukur – që mund të hiqet dhe të pastrohet lehtë.
Mjetet për polirimin e drurit mund të rrezikojnë sistemin nervor qendror dhe organet riprodhuese, sepse nitrobenzena në to thithet nëpërmjet lëkurës. Blini mjete natyrale ose përpunoni mjetet tuaja nga 1/8 e gotës vaj ulliri me një lugë uthull dhe një lugë vodkë.
Veshjet që nuk rrudhen
Kimikati i rrezikshëm: Formaldehidi
Niveli i rrezikut: 2
Ka dëshmi se këto kimikate janë përgjegjës për kancerin e hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.
Shmangni pëlhurat e tilla dhe siguroni materialet natyrore, të cilat pa dyshim duhet të hekurosen. Një cikël pastrimi mund të zvogëlojë lirimin e formalinë për 60 përqind.
Cigaret elektronike
Kimikati i rrezikshëm: Nitrozamin
Niveli i rrezikut: 3
Cigaret elektronike mund të jenë të pasigurta dhe të krijojnë probleme shëndetësore afatgjata. Aktualisht, me miliona duhanpirës në të gjithë botën përdorin këto pajisje, për t’i ndihmuar që të shkëputen nga vesi i tymosjes.
Cigaret elektronike, ndonëse kanë një përqindje nikotine dhe shije të ngjashme, janë të zhveshura nga përbërës të tjerë të dëmshëm si katrani, që njëkohësisht krijojnë edhe varësi në trupin e njeriut.
Njëkohësisht, ka prova se në këto cigare mund të ketë përmbajtje të nitrozaminit, një kimikatave helmues.
Patatet e skuqura, ‘chips’-at
Kimikati i rrezikshëm: Akrilamidi
Niveli i rrezikut: 3
Akrilamidi është një kimikat që përdoret për trajtimin e ujërave të zeza, por ai përmes produkteve tjera arrin deri në tryezën tonë. Kështu, kur ushqime e pasura me karbohidrate përgatiten në temperatura të larta, aminoacidi asparagine me sheqerit në ushqim dhe formon akrilamidin. Në kontakt me këtë kimikat, vjen deri te mutacioni i ADN-së, i cili, më vonë mund të sjell kancerin.
Çipsi i cili përmban akrilamid krijohet kur ushqimi pjekët, ose vargohet në temperatura të larta. Shkencëtarët kanë paraqitur fakte se në patatet e fërguara kanë gjetur materien kancerogjene gliciamid, e cila është akoma më e vështirë se akrilamidi.
Gliciamidi paraqitet me nxehje të prodhimit të patateve. Në qelizat e thithësve një sasi edhe më e vogël e gliciamidit mundet të paraqesin çrregullime në strukturën gjenetike.
Gjithmonë përgatisni ushqimin në temperatura të ulëta. Nëse fërgoni ushqimet, nuk kanë për të ngrënë pjesë të cilat janë të mbuluara zi. Poashtu, ju këshillojmë që patatet t’i zhytni në ujë për dy orë para përgatitjes.
Gotat prej letre
Kimikati i rrezikshëm: Stireni
Niveli i rrezikut: 1
Ekzistojnë dyshime për të besuar se stireni është kancerogjen për njerëzit dhe tretet me kimikatet e thjeshta që shkaktojnë dëme të ADN-së.
Shmangni gotat prej letre, sidomos për kafe, sepse stireni reagon në temperatura të larta. /Telegrafi/