Categories: KËSHILLA

Plagëzat në gojë. Kur duhet të shkoni te mjeku

Plagëzat në mukozën e gavrës së gojës quhen afta. Më së shpeshti shfaqen nga ana e brendshme e buzëve dhe faqeve, por mund të shfaqen edhe në skaje të gjuhës apo në pjesën e rrënjës së gjuhës

Dhembin shumë, posaçërisht nëse konsumohet ushqim i nxehtë, i thartë apo me erëza.

Shkaktarët e shfaqjes janë të ndryshëm, ndërsa në disa raste shkaktari nuk mund të zbulohet, transmeton Telegrafi.

Aftat mund të shfaqen tek secili prej nesh, por gratë kanë më shumë gjasa për t‘u prekur prej tyre.

Ndër shkaktarët e njohur të hapjes së plagëzave në gojë janë stresi emocional; mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve në ushqim ( veçanërisht mungesa e hekurit, acidit folik dhe vitaminës B12); cikli menstrual; ndryshimet hormonale; alergjia ndaj ndonjë produkti ushqimor; përdorimi i protezave jo të adaptuara mirë; proceset virale.

Për t’u penguar shfaqja e aftave mund të ndihmojnë preparatet multivitamine.

Nëse ato shfaqen si pasojë e lëndimeve me aparatin fiks apo me protezë, është i domosdoshëm të shkoni për kontroll te stomatologu.

Në rastin që megjithatë shërimit mund t’i ndihmojë edhe shpëlarja e gojës me tretje të sodës së bikarbonatit apo me çaj sherbele, në barnatore mund të blihen xhele për sanimin e dhembjeve dhe për shërimin e shpejtë.

Aftat nuk kërkojnë ndonjë trajtim të veçantë. Shumica e aftave shërohen për 7 deri në 15 ditë. Në rast se aftat janë të mëdha, atëherë shërimi i tyre mund të zgjasë pak më tepër.

Nëse nuk ka shërim dhe plaga është e hapur edhe pas tri javësh, apo fare nuk dhemb, është e nevojshme ndihma e mjekut. /Telegrafi/

In For Culture

Recent Posts

”Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi” Fan Noli – Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,O vënd e vatr’ o nën’ e babë,Lagur me lot,…

2 hours ago

‘’A më tregoni, ku ta gjejmë forcen sot të këndojmë..’’ Jericho – Nëntori i ftohtë

Sot shënon 28 nëntori,në këtë datë në vitin 1912 Shqipëria shpalli pavarsinë e saj dhe…

4 hours ago

Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e…

6 hours ago

Mielli i duhur për diabetikët/ Vlerat e semolinës kundër sheqerit të lartë në gjak

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2 ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri…

6 hours ago

Reumatizma – Shenjat dhe trajtimet që funksionojnë

Reumatizma është një sëmundje që prek kyçet, gjunjtë, ijet dhe shpinën. Ajo shfaqet me dhimbje,…

6 hours ago

Kush janë 40 burrat që firmosën Deklaratën e Pavarësisë

Ismail Qemal Bej Vlora/ Ngriti flamurin në Vlorë. Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së…

6 hours ago