6.1 C
Pristina
Wednesday, January 20, 2021
Home KËSHILLA Kos me boronica – Bashkimi që bën fuqinë për shëndetin

Kos me boronica – Bashkimi që bën fuqinë për shëndetin

Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica.

Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit.

Boronicat janë shumë të pasura me fibër.

Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër.

Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë.

Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase.

Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat.

Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.

Hani Boronica 3 Herë Në Javë

Një studim i universitetit të Harvardit, të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se konsumi i rregullt i boronicave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës.

Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër.

Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.

Arsyet Përse Duhet Të Hani Kos Çdo Ditë

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh.

Këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur.

Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe ato nervore.

Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak.

Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak.

Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar.

Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bakteret e këqija.

Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve./Agroweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e 7 familjeve shqiptare që ndërtuan qytezën arbëreshe

Në Kalabrinë e brigjeve të Tirrenit qyteza më e njohur dhe më e rëndësishme e “gjegëve” të zonës është Falconara Albanese.

“Toka po rrotullohet më shpejt”/ Shkencëtarët raportojnë fenomenin

Edhe vetë planeti, thotë USA Today, kërkonte që ta linte sa më shpejt pas 2020-ën; sipas të përditshmes së njohur amerikane, Toka...

Shqiptari nga Korsika” kështu e quanin mediat zvicerane, Bonapartën!

Përpara se të vijë shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Keshill Federal, sepse...

I keni të gjithë në shtëpi/ Këto janë ushqimet që na shpëtojnë nga dhimbjet e forta të kokës

Dhembja e kokës ndonjëherë shkaktohet nga mungesa e vitaminave, të cilat gjenden në disa artikuj që e eliminojnë kokëdhimbjen

Recent Comments