6.1 C
Pristina
Wednesday, January 20, 2021
Home RETROSPEKTIVË Kufiri shqiptaro-jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore(Foto)

Kufiri shqiptaro-jugosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore(Foto)

Këto foto që janë publikuar nga historiani dhe studiuesi Armand Plaka tregojnë kufirin shqiptaro-jugosllav, pak ditë para sulmit gjerman mbi Jugosllavinë në pranverën e vitit 1941. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria gjermane ndërhyri në një lëvizje të koordinuar dhe të beftë më 6 prill 1941 në territorin e ish-Mbretërisë Jugosllave dhe në atë të ish-Mbretërisë së Greqisë, duke i pushtuar brenda një kohe shumë të shkurtër të dyja vendet.

Pas katastrofës italiane në sulmin ndaj Greqisë, ndërhyrja e trupave të Vehrmahtit shihej si vendimtare dhe në këtë sulm ajo u mbështet edhe nga aleatët e saj, Italia dhe Bullgaria. Trupat jugosllave kapitulluan më 17 prill, ndërsa ato greke pak ditë më vonë, më 23 prill 1941. Interesant është fakti se trupat italiane në veri të Shqipërisë, nuk u angazhuan direkt në sulmin ndaj Jugosllavisë dhe arritën ta kalonin më pas vijën e kufirit të pa shqetësuar pasi Jugosllavia e saj kohe kishte kapitulluar./lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqiptarët në perandori sipas këndvështrimit turk

ANA TJETËR E TË SHIKUARIT /PASKTHIMNë monografinë të tij ‘’Shqiptarët në Perandorinë Osmane’’ studiuesi Nexhip P. Alpan...

Kështjella dardane shumë shtresore e Gërqinës së Gjakovës

Shkruan; Haxhi MEHMETAJKështjella thirret më fjalën e vjetër shqipe Gjytet dhe për herë të parë është identifikuar...

Fotografi të rralla: Gjakova gjatë luftës së dytë botërore, viti 1941

Fotografit jan bërë nga Ottorino Murari dhe gjindën në arkiv të Alberto Castaldini-tNga libri "Palaver: Vita quotidiana in Kosovo: diario fotografico...

Milan Sufflay për kufijtë e shqiptarëve në Mesjetë: Mali i Zi, fëmijë i llastuar i Shqipërisë

Etnosi i shqiptarëve është i një lashtësie të madhe dhe me këmbëngulje (vitale) në Ballkan. Për më shumë se njëmijë vjet e...

Recent Comments