Fjala e Tokës
Duroni banorët e mij duroni, se kshtu unë vazhdimisht duroj.
Fryma mu asht’ nxanë qysh prej kohësh,
Me zor mar frymë për shkak jush.
Unë durova edhe at’herë kur m’lajtët me gjak,
Duke “m’coptu” me e shujtë lakminë e juj, me pronën time.
Më dëmtuat, e s’ndaleni, por unë do t’qëndroj.
Edhe at’her kur testoni armët që i ndërtuat për njëri-tjetrin..prapë duroj, qëndroj.
E helmueme jam,
E helmi nuk m’ndalet, sot po mar pak frymë më lirëshëm,
Po ju shoh të friksuar.
Ju vazhdimisht i leni në frikë e në dhimbje,
Ata që urrejta e juaj i ka pushtuar.
E mëshira për ta, është frika që ju është shfaqur tani,
Frika e të qenurit si ata.
Më shisni e më bleni pa lejen time, thuajse nuk kam vend për të githë juve,
Unë vazhdoj të jem, të duroj.
Gjithçka që unë jam, e shfrytzoni,
Është e drejtë, por ju edhe shkaktoni dhimbje, nuk mjaftoheni me aq sa keni nevojë,
Gjersa shumë prej frymëve tjera kanë mbetur pak, e shumë tjera nuk janë më.
Unë vazhdoj, do të qëndroj, do të bëj durim,
Deri at’herë kur më është caktuar!
B.ISLAMI