6.1 C
Pristina
Thursday, January 21, 2021
Home ART Qyteti mbeti prapa nesh..

Qyteti mbeti prapa nesh..

”Para 50 vjetësh, më 27 shkurt 1967, Jusufi dhe unë, në një ditë të ftohtë dimri, lidhëm jetën me njëri-tjetrin përgjithmonë. Vitet që pasuan shpesh ishin të rënda, të hidhura dhe plot sfida, por gjithnjë të mbushura me dashuri, poezi dhe muzikë. Në mbrëmjen e martesës sonë, Jusufi e shkroi këtë poezi, për të ngurosur përgjithmonë atmosferën e asaj dite.”

Marrë nga profili i Suzana Gërvallës në Facebook, të postuar më 27 Shkurt të vitit 2017. /InforCulture.info

Qyteti mbeti prapa nesh

Frori kërcënohej atë ditë me borë e acar
Thurte kurora t’bardha mbi drunj e pullaz’
Atëbotë stolisur ballin ta kam me luleborë
Pa miq e prindër shkuam të bënim kurorë

Si dy shtegtarë të lodhur u gjetëm n’fërfllazë
N’krahët e natës u lëshuam, kërkuam konak
Në një kasolle t’vjetër ku s’na gjet njeri
U strehuam

Ngadalë po ngrysej nata
Diku larg diktuam një kasolle
Andej na drejtoi shtrëngata
Po na grishte e tymit larg një fjollë

Me neveri e dro atë botë kemi pritur
Mos farë dore e vrazhdë vjen të na shqetësojë

Frori lazdrohej atë ditë si ndonjë fëmijë
Përmes gishtash përpihej, kërcënohej t’i ngrijë
Atëbotë n’sytë e shqetësuar kam parë një shkëlqim
Që kërkonte në mua një mbështjetje, ngushëllim

Prapa mbeti qyteti dhe tërë ajo rrëmujë
Horizontet e zbehta dhe netët pa gjumë
Lamtumirën e fundit ia thamë përgjithmonë
Fëmijërisë së pabrenga dhe djalërisë sonë.

Mengadalë po ngrysej nata…

Jusuf Gërvalla, 27 shkurt 1967

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si të heqim njollat e mykut në mure dhe tavanet e shtëpisë

E keni vënë re që nëse e mbani shtëpinë mbyllur për disa kohë, befas shfaqen disa njolla të shëmtuara myku në mure,...

Jeta sekrete e Fidel Kastros – Kujtimet e truprojës

Për 17 vjet, Juan Reinaldo Sanchez ka qenë pjesë e një skuadre elitë të specialistëve kubanë të sigurisë, të ngarkuar për mbrojtjen...

Letra sekrete Princ Vidit, çfarë i shkruante Bajram Currit – Nga VELI HAKLAJ

Sipas kujtimeve të Tafil Boletinit, Bajram Curri dhe Isa Boletini erdhën nga Shkodra mbasi mbaruen ceremonitë zyrtare. U pranuen në një audiencë të posaçme...

LOUIS ARNAUD MË 1912 – SHQIPËRIA ËSHTË MË E LASHTË SE VETË EVROPA

Është një letër e shkruar për gazetën franceze “La Croix”‘ (“Kryqi”), nga i dërguari i posaçëm i saj në Athinë jo...

Recent Comments