6.1 C
Pristina
Wednesday, January 27, 2021
Home KËSHILLA Përfitimet nga dieta me mjaltë dhe uthull molle

Përfitimet nga dieta me mjaltë dhe uthull molle

Mjaltë dhe uthull molle është një nga kombinimet më të shëndetshme që mund të përdorni për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Kombinimi i të dy përbërësve është një pije tepër e shëndetshme që ndihmon tretjen, kuron dhimbjen e muskujve, dhimbjen në nyje dhe fyt, ju ndihmon të humbisni peshë, si dhe shumë përfitime të tjera. E rëndësishme është ta konsumoni atë në baza ditore, dhe efektet do të jenë të dukshme shumë shpejt.

Kjo përzierje e mahnitshme në mënyrë efektive trajton dhe parandalon infeksionet, pasi mund të shkatërrojë bakteret që shkaktojnë sëmundjet, inflamacionet dhe infeksionet.

Këto janë disa nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të përzierjes së uthullës së mollës dhe mjaltit:

Trajton urthin

Ulë kolesterolin e lartë të gjakut dhe presionin e lartë

Përmirëson lëkurën, duke e hidratuar

Trajton inflamacionin

Shëron dhimbjen e fytit

Eliminon frymën e keqe

Siguron energji

Megjithatë, ju duhet të përdorni përbërës krejtësisht natyralë, organikë dhe të papërpunuar, në mënyrë që të gëzoni përfitimet e shumta të kësaj pije. Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar

1 lugë çaji uthull molle

1 filxhan ujë

Udhëzime:

Në një gotë me ujë, shtoni mjaltë dhe uthull molle, më pas përziejeni mirë.

Përdorimi:

Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes, rreth 20 minuta para vaktit të mëngjesit, me stomak bosh. Gjithashtu mund ta pini atë gjatë gjithë ditës, në bazë të nevojave dhe preferencave tuaja. Megjithatë, përdorimi i tepruar i uthullës së mollës mund të zvogëlojë nivelet e kaliumit dhe të shkaktojë densitet të kockave, sigurohuni që gjithmonë ta merrni atë në doza të arsyeshme.

Gjithashtu, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë përzierje për një kohë të gjatë, pasi ajo mund të bashkëveprojnë me barnat për diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A mund të fitoni imunitet kundër virusit nëse kaloni gripin? Ja çfarë ndodh me trupin

Hulumtimet tregojnë se disa njerëz mund të kenë antitrupa pas marrjes së ftohjes së zakonshme, që gjithashtu mund të ofrojë njëfarë niveli...

Nëse konsumoni dy thelpinj hudhra në ditë, këto janë përfitimet direkte që merrni në organizëm

Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e...

Zbulojeni tani: Ja kur është koha e duhur për të shtuar kripën në gatim

Kripa ka aftësinë të transformojë plotësisht shijen e gatimeve tona.Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek...

Del në ankand çelësi i dhomës ku jetonte Napoleoni

Çelësi i dhomës ku vd iq perandori francez, Napoleon Bonaparte do të dalë në ankand pasi u gjet në Skoci.

Recent Comments