Paraqitja, aroma dhe shija e një ushqimi të gatuar nuk mund të tregojnë praninë e Escherichia coli (E. coli), mikrobit që ndodhet edhe në sistemin tretës.

Përveç infeksioneve, ky bakter shkakton helmime, diarre dhe dhimbje të forta barku.   Deri në 95 përqind e infeksioneve urinare shkaktohen nga ky bakter.

Si mund të infektoheni nga bakteri E.coli

Njeriu mund të infektohet prej tij që në kontaktin e parë me këtë bakter.

Mishi i grirë

Mishi i grirë, që vjen nga disa burime shtazore është një burim i mjaftueshëm i bakterit.      Sipas të dhënave të AgroËeb.org, nëse mishi nuk gatuhet mirë atëherë infeksioni është i pashmangshëm.

Qumështi i papërpunuar

Qumështi jo i pasterizuar dhe i pa valuar përmban shumë baktere siç është edhe E.coli.

Bakteri mund të merret që në mjeljen e lopës ose deles.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet mund të ndoten nëse kanë rënë në kontakt me ujë të ndotur me E.coli.

Pije dhe ushqime të tjera

Këtë bakter mund ta merrni edhe nga lëngjet jo të pasterizuara të frutave, kosi dhe djathi i bërë nga qumështi i papërpunuar.

Uji

Uji i ndotur i pishinave, liqeneve ose pellgjeve, që bie në kontakt me rrugët e frymëmarrjes mund të shkaktojë infeksion nga E.coli

Pajisjet E Kuzhinës

Njeriu mund ta ndosë vetë ushqimin në kuzhinën e tij duke përdorur pajisje, me të cilat më parë është prekur mishi i pagatuar, siç është pula.

Si të mbroheni nga bakteri E.coli

Më poshtë do të gjeni të listuara disa udhëzime, që mund të rrisin aftësitë mbrojtëse kundër këtij bakteri.

Këshillohet që të lani sipërfaqet dhe pajisjet e kuzhinës me ujë të nxehtë.

Larja e duarve duhet bërë përpara dhe pas gatimit ose ngrënies së ushqimit.

Fërkojini perimet mirë dhe lajini me ujë të bollshëm dhe sodë buke.

Mishin mbajeni në një zonë të distancuar nga ushqimet e gatshme për konsum.

Ushqimet, që prishen shpejt duhen futur menjëherë në frigorifer.

Shmangni lëngjet jo të pasterizuara të bulmetit.

Gatuani ushqimet në temperaturën e duhur.

Temperatura minimale e gatimit të mishit të viçit, derrit, qingjit duhet të jetë 70 gradë e sipër.

Ato duhen servirur të paktën 3 minuta pas gatimit.

Temperatura e gatimit të mishit të grirë duhet të jetë 70 gradë.

Mishi i shpendëve duhet gatuar minimalisht në një temperaturë prej 75 gradësh./G

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here