Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Sekretet dhe misteret e Sfinksit të Gizës

Një prej statujave më të mëdha dhe më të vjetra monolite të botës, Sfinksi vazhdon të ruajë Piramidat e Mëdha

Me trupin e një luani dhe kokën e një njeriu, Sfinksi i Madh, në Platenë e Gizës në Egjipt, u skalit nga një masë e vetme guri gëlqeror rreth 5000 vjet më parë. Ndonëse historia e kolosit 73 metra të gjatë është e zhytur në mister, besohet se ai është ndërtuar gjatë mbretërimit të Faraonit Khafre – i cili ndërtoi gjithashty të dytën e PIramidave të mëdha – dhe mund të ketë fytyrën e sundimtarit. Sfinksi është një pjesë e pandashme e Egjiptit të sotëm, duke tërhequr miliona turistë ndërsa shërben edhe si një lidhje me qytetërimin e lashtë të këtij vendi.

FYTYREKUQ

Ka disa shenja mbi pamjen fillestare të Sfinksit të Madh. Janë gjetur mbetje të pigmentit të kuq, kështu që është e mundur që e gjithë fytyra e tij të ketë patur një ngjyrë të kuqe të errët.

TRUPI I VARROSUR

I gjithë Sfinksi, përveç kokës ka qenë i varrosur në rërë për mijëra vite. Nxjerra e tij nisi prej eksploruesit italian Giovanni Battista Caviglia në vitin 1817, por trupi doli i gjithi në dritë vetëm në shekullin 20.

I RRUAR

Kur u nxorr Sfinksi, u gjetën edhe fragmente të një mjekrre prej guri të bërë gërshetë. Nuk ka gjasa të ketë qenë pjesë e skalitjes fillestare, por është shtuar rreth një mijë vite më vonë.

FYTYRA E FARAONIT

Ndonëse një temë e debatuar nxehtë, përgjithësisht pranohet se fytyra e Sfinksit tregon vetë Faraonin Khafre, i cili është i varrosur në një prej piramidave aty pranë.

KALIMI I KOHES

Trupi i Sfinksit, që është një gur gëlqeror më i butë, është gërryer më shumë se sa koka, por ai ka qenë mbrojtur për shkak se ka qenë nën rërë.

MBETJET

Për shkak të pozicionit të Sfinksit të madh në një gropë të madhe larg piramidave, mendohet që ai është skalitur në një gurore gurësh gëlqerorë, që ishte përdorur për ndërtimin e Piramidës së Khafres.

ENDRRA E FARAONIT

Mes putrave të Sfinksit të Madh ndodhet një pllakë e madhe, Dream Stela, e cili u ngrit nga Tutmosi IV, pasi ai urdhëroi restaurimin e statujës. Ajo flet për një ëndërr që Tutmosi pa kur ishte princ, në të cilën Sfinksi i ofronte atij fronin, dhe në këmbim ky duhej të rindërtonte trupin e Sfinksit.

In For Culture

Recent Posts

Si ta kuptoni kur jeni helmuar nga ushqimi? Ja shenjat

Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit…

10 mins ago

Tre menu të tre restoranteve të ndryshme të Tiranës në vitin 1928(Foto)

Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se…

22 mins ago

Kush janë shqiptarët që sunduan Rumaninë

Me origjinë ilire ishin afro 30 perandorë romakë dhe së paku gjashtë të Bizantit. Madje,…

28 mins ago

Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

Në vitin 1997, në varrezat e Strugës është zbuluar se prehen eshtrat e një prej…

1 hour ago

Dobitë shëndetësore të bukës së misrit

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak,…

1 hour ago

Ushtria pushtuese serbe në tokat shqiptare në vitin 1912 (Fotografi historike)

Rreth vitit 1910, pak përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pati një lëvizje të gjerë…

1 hour ago