Në vitin 1907 konsulli i nderit te Suedisë në Shkodë solli nga jashtë një biçikletë,por e pati mjaft të vështirë ta fuste në Shkodër,sepse edhe vetë doganjerët nuk e njihnin.

Kjo biçikletë tërhoqi vëmendjen e të gjithë banorëve qytetarë që e shikonin me habi sepse ishte i pari dhe i vetmi mjet në tokë , në atë kohë në Shkodër,që ecte pa u tërhequr nga kuajt apo qetë.Ndonjë fanatik e quajti edhe “karroca e djallit”.Koha bën te veten dhe numri i biçikletave erdhi duke u rritur ,kështu që askush nuk habitej nga ai mjet udhëtimi.Pas disa vitesh një biçikletë tërhoqi përsëri vëmendjen e qytetarëve të Shkodrës ,sa që kur moren vesh se po kalonte para kafenesë,burrat lanë tavolinat dhe vrapuan te dera e tek dritaret e kafenesë për ta parë atë.Biçikleta ishte e zakonshme si të tjerat,por e veçanta ishte se atë po e niste një grua e konsullatës austriake,pra ishte hera e parë që shikohej një grua të niste biçikletën.Kishin arsye te çuditehin shkodranët pasi atehere gruaja shkodrane ishte vetem brenda mureve të avullive të larta ,mbuluar me çarçaf apo perçe e nuk lejohej që grave t’u shihej as fytyra,jo më të hipnin në biçikletë.Sot të çudit ndonjë grua që thotë nuk e di biçikletën.Për kushtet e qytetit të Shkodrës,biçikleta kursen shumë kohë.Kjo është arsyeja që Shkodra ka shumë biçikleta ndaj dhe quhet “qyteti i biçikletave”.

Marrë nga libri “Shkodra bastioni qytewtërimit shqiptar “,autor Agim Parruca

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here