Organizata Botërore e Shëndetit thotë se pandemia e koronavirusit në Itali kulmin e mundshëm mund ta arrijë këtë javë.

“Ngadalësimi i normave të rritjes së vdekjeve është një faktor jashtëzakonisht pozitiv, në disa rajone mendoj se ne jemi afër pikës së rënies së kurbës, kështu që kulmi mund të arrihet këtë javë”, tha Ranieri Guerra, zv.drejtori i OBSH-së.

“Ansa” shkruan sot se shifrat e reja tregojnë se mbi 5,000 punonjës shëndetësorë janë të infektuar nga virusi dhe kerkohet mbrojtje e menjëhershme për mjekët dhe infermierët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here